Autoritetet shëndetësore në Rumani kanë lëshuar një alarm pasi rastet e infeksioneve të frymëmarrjes u rritën për tre javë rresht.
Vetëm në një javë nga 20-26 janar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (INSP) raportoi 133,600 raste të infeksionit respirator të lidhur me gripin, më shumë se 6% në krahasim me javën e kaluar.
Deri më tani kanë humbur jetën 22 persona, mes tyre edhe një fëmijë tre vjeçar.
Ministri i Shëndetësisë Alexandru Rafila tha se të gjithë viktimat ishin njerëz që nuk kishin bërë vaksinën kundër gripit.
Rafila tha gjithashtu se ndërsa situata është e paprecedentë, nuk është mjaft serioze për të zbatuar kufizime të gjera si karantina, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndër tjera, ai njoftoi se theksi është te masat për të zbutur përhapjen e virusit dhe tha se aktivitetet sociale dhe ekonomike mund të vazhdojnë si normale.
Por rritja e rasteve ka ngritur shqetësime në lidhje me tendosjen në sistemin e kujdesit shëndetësor të Rumanisë, veçanërisht në rajone si Bukureshti, Kluzh dhe Brasov.
Ndërsa spitalet në të gjithë vendin janë udhëzuar të kufizojnë numrin e vizitorëve për të kufizuar përhapjen e virusit të gripit.
“Rekomandohet që vizitat të kufizohen rreptësisht në atë që është e nevojshme”, tha Cristina Geormaneanu, zëdhënëse për Spitalin Emergjent të Qarkut Craiova.
Rastet klinike të gripit janë rritur gjithashtu ndjeshëm dhe janë 10,950, nga 6,994 një javë më parë.
Ndryshe, pavarësisht nga numri në rritje i infeksioneve, shkalla e vaksinimit në Rumani mbetet e ulët.
Që nga 26 janari, pak më shumë se 1.13 milionë njerëz janë vaksinuar kundër gripit, në një vend me një popullsi prej më shumë se 19 milionë banorë.
“Spitali funksionon me kapacitet të plotë. Praktikisht të gjitha masat që merren në një epidemi të sëmundjeve infektive sigurohen në spitalin tonë”, tha Dragos Nicolosu, Drejtor Mjekësor i Spitalit Klinik të Sëmundjeve Infektive dhe Pneumoftiziologjisë Victor Babes në Krajovë.
Raportohet se zyrtarët shëndetësorë po i bëjnë thirrje popullatës së rritur që të marrë seriozisht masat parandaluese, duke përfshirë marrjen në konsideratë të vaksinës së gripit.
Autoritetet do të nxjerrin gjithashtu një sërë rekomandimesh për publikun e gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve