LAJMI I FUNDIT:

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Belgjika ka formuar një qeveri të re, e cila do të udhëhiqet nga politikani flamand, Bart De Wever, pas një periudhe shtatëmujore negociatash – një proces i zakonshëm për këtë anëtare të Bashkimit Evropian, e njohur për strukturën e saj të ndërlikuar të brendshme.

Shtatë muaj pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Belgjika më në fund ka një qeveri të re, e përbërë nga pesë parti, shkruan politico.

Në këtë koalicion marrin pjesë nacionalistët flamandë të N-VA, partia e djathtë frankofone MR, centristët frankofonë të Les Engagés, demokratët e krishterë të CD&V dhe partia Vooruit, e cila e përshkruan veten si socialdemokrate.


Në krye të qeverisë do të jetë kryeministri Bart De Wever, i cili më parë është shquar për qëndrimet mbi nevojën e pavarësisë së rajonit flamand, ku shumica e popullsisë flet gjuhën holandeze.

Megjithëse dikur mbështeste shkëputjen e Flamanisë, De Wever tani është bërë kryeministër i gjithë Belgjikës dhe ka zbutur ndjeshëm qëndrimet gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është mbetja jashtë qeverisë e partisë ekstreme të djathtë, Vlaams Belang, e cila, ndryshe nga N-VA e De Weverit, nuk ka hequr dorë nga thirrjet për pavarësinë e Flamanisë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se mbreti belg, Philippe i kishte dhënë De Weverit një ultimatum disa javë më parë, duke kërkuar që qeveria të formohej deri në fund të janarit ose të shpalleshin zgjedhje të reja.

Për këtë arsye, çështjet mes partive të ardhshme në pushtet u zgjidhën me shpejtësi, pas muajsh bllokimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori