LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e madhe për Barcelonën para ndeshjes me Alavesin

Mungesë e madhe për Barcelonën para ndeshjes me Alavesin

Raphinha u pa duke lënë stërvitjen e Barcelonës më herët se të gjithë të premten.

Sipas Jijantes FC, braziliani ishte me grip dhe nuk u ndje mirë gjatë seancës.

Pikëpyetja më e madhe mbetet nëse anësori do të jetë në gjendje për të luajtur kundër Alavesit të dielën.


Raphinha është kontribuesi më i mirë i Barcelonës këtë sezon me 36 gola.

Ai ka 23 gola dhe 13 asistime këtë sezon, ndërsa mosprezenca e tij në këtë ndeshje do të ishte një mungesë e madhe për skuadrën kataluanse. /Telegrafi/