LAJMI I FUNDIT:

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot punën e Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se ka një hendek të madh mes perceptimit të publikut për rendin dhe sigurinë në Shqipëri dhe asaj që shfaqet në pasqyrat e deformuara për interesa politike, tregtare dhe mediatike.

Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.

Kryeministri theksoi se ky anketim tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze.


Rama citoi Aristotelin kur tha se “i vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit”.

“Kurrë më shumë se sa sot Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur nivelin e barazisë para ligjit, çka nga njëra anë na është konfirmuar si fakt i pamohueshëm nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian, që nuk janë as një dhuratë dhe as një vendimmarrje thjesht politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë në aspektin e rritjes së nivelit të barazisë para ligjit”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “kjo na vendos përditë përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të atij niveli barazie që rrit qëndrueshmërinë e lirive individuale, bashkëjetesës demokratike dhe sundimit të ligjit”.

Kryeministri theksoi se rezultatet e anketimit janë një tregues i qartë që ka një ecuri, ka një progres, por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku dhe jo ndonjë vullnet jashtë lirisë së plotë të publikut për t’u shprehur.

“Prandaj kanë edhe atë natyrshmëri dhe stabilitet të vazhdueshëm. Po të shikosh, dëgjosh e lexosh çfarë shfaqet, thuhet e shkruhet për Policinë e Shtetit për rendin e sigurinë në Shqipëri, ky është një vend për të ikur të gjithë me vrap, ku nuk ka rend, siguri”, shtoi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori