LAJMI I FUNDIT:

Detaje dhe pamje – krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje – krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Një operacion “shumë kompleks” kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, po ulej në “Reagan Washington National Airport” kur u përplas në ajër me fluturaken ushtarake, e cila kishte tre ushtarë në bord.

Të dy më pas u rrëzuan në lumin Potomac dhe 300 reagues po punojnë aktualisht në vendngjarje në kushte “jashtëzakonisht të vështira”, thanë zyrtarët.


Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit
Lexo po ashtu Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Pavarësisht raporteve të mediave lokale që pretendojnë se katër persona janë gjetur të gjallë, shefi i zjarrfikësve të DC John Donnelly tha në një konferencë shtypi: “Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar, por ne po punojmë për këtë”.

Këto janë gjërat që dimë deri tani:

• Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka konfirmuar se përplasja përfshinte një aeroplan me dy motorë të PSA Airlines Bombardier CRJ701 dhe një helikopter Sikorsky H-60.

• Aeroplani ishte në afrimin e pistës 33 në aeroport rreth orës 21:00 me orën lokale.

• Fluturimi Eagle 5342, i operuar nga PSA, po udhëtonte nga Wichita, Kansas me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord. American Eagle është një markë rajonale për American Airlines.

• Helikopteri i Ushtrisë Amerikane – një UH-60 Black Hawk me bazë në Fort Belvoir në Virxhinia – ishte në një fluturim stërvitor kur ndodhi përplasja. Në bord ishin tre ushtarë.

• Të paktën 18 trupa janë gjetur pas përplasjes, sipas CBS News. Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të vdekurve apo të plagosurve. Mediat lokale kanë raportuar se katër persona janë gjetur të gjallë, por shefi i zjarrfikësve të DC John Donnelly i tha shtypit se është e paqartë nëse ka të mbijetuar.

• Aeroplani Bombardier i cili u rrëzua në ajër u nda në dy pjesë dhe është në rreth 7 metra ujë në lumin Potomac, thanë burimet për stacionin lokal NBC News në Uashington DC. Helikopteri është me kokë poshtë në ujë.

• Një alarm u dha në orën 20:48 me orën lokale, duke shkaktuar një reagim të madh rajonal. Njësitë e para mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash dhe gjetën një aeroplan në ujë.

• Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, duke përfshirë 300 reagues – duke përfshirë zhytës në ujë – dhe varka dhe helikopterë të shumtë. Ekipet e shpëtimit po punojnë në “kushte jashtëzakonisht të vështira”, tha Donnelly.

Situatë që duhet të ishte parandaluar – thotë Trump, për përplasjen e aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington
Lexo po ashtu Situatë që duhet të ishte parandaluar – thotë Trump, për përplasjen e aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

• Presidenti i SHBA-së tha se po monitoron situatën pasi u informua për atë që ai e përshkroi si një “aksident të tmerrshëm”.

Ai gjithashtu vlerësoi ekuipazhet e emergjencës dhe iu referua viktimave, duke shtuar: “Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”. /Telegrafi/