LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti gjerman miraton mocionin kundërthënës për migracionin – pro votoi edhe AfD-ja

Parlamenti gjerman miraton mocionin kundërthënës për migracionin – pro votoi edhe AfD-ja

Propozimet për refuzimin e më shumë kërkuesve të azilit në kufijtë e Gjermanisë, të paraqitura nga konservatorët e opozitës, kaluan në parlament të mërkurën me ndihmën e votave nga ekstremi i djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Propozimet nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga qeveria.

Një mocion tjetër nga konservatorët, të Krishterët Demokratë (CDU), me propozime të gjithanshme për një politikë të kufizuar migracioni dhe fuqizimin e autoriteteve të sigurisë, nuk mori shumicën.


Votimi ishte i ndjeshëm sepse lideri i opozitës, Friedrich Merz, që pritet të bëhet kancelar pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, tha se ishte i gatshëm të pranojë mbështetje nga AfD për të kaluar planet e tij.

Të gjitha partitë kryesore kishin thënë më parë se nuk do të bashkëpunonin me AfD-në, shkruan reuters.

Mocioni i parë mori 348 vota pro, 345 kundër dhe 10 abstenime. Gjatë një debati të kaluar, deputetë nga blloku konservator, Demokratët e Lirë (FDP) dhe AfD, si dhe disa deputetë të pavarur, e mbështetën propozimin.

BSW, parti populiste, njoftoi se do të abstenonte. Socialdemokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Partia e Majtë ishin kundër.

Mocioni i dytë për reforma të thella mori 190 vota pro, 509 kundër dhe tre abstenime.

Socialdemokrati dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz e kritikoi Merzin si një “lojtar” që nuk mund të besohet për të u bërë lideri i ardhshëm i Gjermanisë gjatë debatit të nxehtë që pasoi votimin.

Merz ka kërkuar kontrollime më të rrepta të migracionit pas disa sulmesh nga persona me origjinë migrante.

Ndryshe, dy persona u vranë në qytetin jugor të Aschaffenburg nga një i dyshuar afgan, të cilit i ishte refuzuar aplikimi për të qëndruar në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori