LAJMI I FUNDIT:

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Grenlandezët kanë një mesazh për Donald Trump: “Ne nuk jemi të interesuar”.

Mbi 85 përqind e popullsisë lokale janë kundër idesë për t’u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara, sipas një ankete të re të realizuar nga kompania e hulumtimeve Verian, për gazetën kombëtare Sermitsiaq në Grenlandë dhe median Berlingske në Danimarkë.

Anketa është bazuar në intervista në internet të realizuara midis 22 dhe 27 janarit mes 497 qytetarëve të zgjedhur, të moshës mbi 18 vjeç në Grenlandë.


Kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, ka kundërshtuar disa herë spekulimet se ishulli mund të bëhet pjesë e një kombi tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duam të jemi danezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi grenlandezë”, i tha ai gazetarëve më herët këtë muaj.

Trump fillimisht e shqyrtoi mundësinë e blerjes së ishullit të madh të Arktikut dhe pasurive të tij minerale gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, por u refuzua nga Kopenhaga.

Grenlanda ka qenë një territor danez që nga viti 1953 dhe ka qenë një koloni përpara kësaj.

Egede është i vendosur të mbajë një referendum që mund ta çojë ishullin në pavarësi nga Danimarka, dhe t’i mundësojë asaj të gjejë të ardhmen e saj.

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, i forcuar pas rikthimit në detyrë, ka rifilluar interesimin për të marrë Grenlandën, për të forcuar praninë amerikane në Arktik për shkak të konkurrencës me Rusinë dhe Kinën.

Kjo ka shkaktuar shqetësime në Kopenhagë dhe mes qeverive kryesore evropiane.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka nisur një turne diplomatike nëpër kryeqytetet evropiane të martën, me qëllim që të fitojë mbështetje për ndalimin e Trumpit që të marrë Grenlandën me forcë ose me shantazhe ekonomike, ashtu siç ka kërcënuar të bëjë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Netanyahu i Izraelit kritikon 'skenat tronditëse' gjatë lirimit të pengjeve

Netanyahu i Izraelit kritikon 'skenat tronditëse' gjatë lirimit të pengjeve

Botë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori