LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në Fushë Kosovë: Bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike

Abdixhiku në Fushë Kosovë: Bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një nga tubimet më masive të fushatës në komunën e Fushë Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shprehu entuziazmin e tij për pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve, duke e cilësuar atë si një sinjal të fuqishëm të mbështetjes për LDK-në.

“Në Fushë Kosovë u detyruam t’i heqim karrigat, sepse vend nuk kishte më! Dhe kështu, shënuam tubimin më të madh elektoral në këtë qytet!


Fushë e Kosova, bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Me Burimin dje e sot, me Besnikun sot e nesër; me LDK-në si dje, si sot, si nesër!

Jemi në shtëpi. Jemi të lumtur! Jemi përplot motiv!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kreu i LDK-së vuri në pah momentumin e madh të partisë, duke theksuar se fryma e ndryshimit po udhëhiqet nga qytetarët e Kosovës që gjithmonë kanë dalë në mbrojtje të vendit.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe veprim të guximshëm për të sjellë ndryshimin që qytetarët meritojnë.

“Ky momentum i madh i LDK-së, kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet!

Sepse qytetarët gjithandej vendit kanë vendosur dhe janë bërë një me LDK-në!

Humbjet e mundësive të mëdha dhe zbehja e perspektivës për gjeneratat e reja janë vetëm dy nga rreshtat e shumtë në faturën e shtrenjtë të popullizmit. Ne nuk mund ta lejojmë Kosovën të vazhdojë të jetë e fundit në Europë!

Për mua, dhe për ne në LDK, këto zgjedhje janë refuzim kategorik ndaj dështimit të shtetit, dhe hap i guximshëm drejt ndryshimit të vërtetë! Sepse Kosova nuk mund të përballojë më dështime! Ne nuk mund ta lejojmë më largimin e të rinjve nga vendi! Koha për ndryshim është tani!

Është koha ta marrim përgjegjësinë që na takon, të guxojmë dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët meritojnë.

Është koha të veprojmë për të rinjtë që nuk duan të largohen nga atdheu, për bizneset që kërkojnë mundësi ta zhvillojnë vendin, dhe për çdo familje që meriton jetë më të mirë!

Mirlinda e Laureat suksese!”, ka shtuar më tej Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori