LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti në KQZ, Rama ndan komisionerët me Tom Doshin, Berisha me Metën

Hidhet shorti në KQZ, Rama ndan komisionerët me Tom Doshin, Berisha me Metën
Foto: Arkiv

Edhe në parlamentaret e 11 majit administrimi i votave do të bëhet nga partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e KZAZ-ve, ku PS e PD do të kenë nga dy secila, ndërsa PSD e Tom Doshit dhe PL e Ilir Metës do të kenë nga një komisioner.

Anëtari i shtatë që përcakton shumicën u nda me short dhe nga 93 KZAZ në total, 46 do i kryesojnë socialistët, ndërsa në 47 demokratët. Përcaktuese ishte qasja e kryekomisionerit Celibashi që pas informacionit të kërkuar në Kuvend, e konsideroi PSD-në e Doshit si parti të mazhorancës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e partive politike që do të administrojnë votat e shqiptarëve në 11 prill.


Mbledhja në vetvete ishte rutinore, ku sipas vendimit, nga dy anëtarë do të propozojnë partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja, ndërsa nga një anëtar do të kenë të drejtë të propozojnë PL-ja e Ilir Metës dhe PSD-ja e Tom Doshit. Anëtari i shtatë në 93 KZAZ, u nda me short.

Vetë partitë politike nuk vajtën në KQZ për të ndjekur shortin, pasi debatin e kishin bërë me letra. Kjo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor ku të drejtën për të propozuar komisioner e kanë partitë e para të shumicës dhe opozitës parlamentare, dhe partitë e dytë të shumicës dhe opozitës parlamentare; dhe sipas informacionit që Kuvendi kishte dërguar KQZ, Tom Doshin e kishte klasifikuar si opozitë e jo parti aleate në të PS-së.

Ilirjan Celibashi nuk mori për bazë shkresën e Spiropalit, por mënyrën se si kanë votuar në parlament deputetët e Doshit nga ku rezultoi se ata kanë qenë në unison ne maxhorancën socialiste.

Kësisoj, socialistët nuk mundën të merrnin të vetëm 3 anëtarëtët e KZAZ që i takonin shumicës parlamentare duke i ndarë ata me aletatin Tom Doshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori