LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon mësimdhënës në Vushtrri: Rritja e pagave për 50 për qind do të ndodhë gjatë vitit 2025

Hoxhaj takon mësimdhënës në Vushtrri: Rritja e pagave për 50 për qind do të ndodhë gjatë vitit 2025

Gjatë një takimi me mësimdhënësit në Vushtrri, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar prioritetet e PDK-së për zhvillimin e arsimit dhe rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve.

Hoxhaj tha se PDK, në krye me Bedri Hamzën si kryeministër, që në mandatin e parë dhe në vitin e parë të qeverisjes së tij, pagat e mësimdhënësve do t’i rris për 50 për qind.

“Që në mandatin e parë, në vitin e parë, pra që nga viti 2025, do të sigurojmë rritje të pagave për mësimdhënësit me 50 për qind”, deklaroi Hoxhaj.


Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e arsimit si shtyllë kryesore për të ardhmen e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare.

“Roli i shkollave tona, i arsimit fillor, i arsimit të mesëm, i shkollave profesionale, i arsimit të lartë, është roli më i rëndësishëm që mund të ketë ndonjë pjesë e shoqërisë, për ta integruar Kosovën në Bashkim Evropian në NATO dhe në OKB”, u shpreh Hoxhaj.

PDK vazhdon të theksojë se arsimi është një ndër prioritetet kryesore të programit të saj qeverisës. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori