LAJMI I FUNDIT:

Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të bojkotohen marketet

Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të bojkotohen marketet

Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar.

Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.


“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do t’i tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në nismë.

Për këtë nismë kanë reaguar edhe nga LSDM. Nga kjo parti thonë se Qeveria dhe OBRM-PDUKM-ja janë fajtorë që që tendenca nga rajoni për bojkotimin e supermarketeve po përhapet edhe tek ne.

Aktualisht qytetarët në rrjetet sociale shpallin bojkot të tregjeve. Paaftësia dhe mosgatishmëria e Mickoskit për t’u përballur me rritjet jonormale të çmimeve, fushatat e rrejshme të PR për shporta dhe moskujdesi ndaj qytetarëve, bëjnë që qytetarët të merren vetë me problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori