LAJMI I FUNDIT:

“I hyrën në veturë dhe e goditën me thikë disa herë” – kërkohet paraburgim për të dyshuarit që tentuan ta vrisnin 23 vjeçarin në Ferizaj

“I hyrën në veturë dhe e goditën me thikë disa herë” – kërkohet paraburgim për të dyshuarit që tentuan ta vrisnin 23 vjeçarin në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit N.D. dhe E.P. për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, kjo kërkesë është bërë pas dyshimit të bazuar për ngjarjen e ndodhur më 25 janar 2025.

“Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit N.D. dhe E.P. për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” ka theksuar Prokuroria Themelore e Ferizajt.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:05 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, ku të dyshuarit kanë hyrë në automjetin e të dëmtuarit L.Q., dhe e kanë sulmuar atë brenda veturës.

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
Lexo po ashtu Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

“Gjatë rrugës, të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin, dhe përleshja vazhdon jashtë veturës, ku i pandehuri N.D., nxjerr një thikë dhe e godet disa herë në pjesë abdominale, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas sulmit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Fillimisht është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku i është nënshtruar një operacion,” njofton Prokuroria.

Prokuroria ka theksuar se, “të dyshuarit N.D. dhe E.P. që nga data 25 janar 2025 janë në masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale ‘Vrasja në tentativë’.”

Hetimet po vazhdojnë, dhe caktimi i masës së paraburgimit është në pritje të vendimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori