Është shtyrë shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kështu vendosi gjyqtarja Fatmire Dermaku, në mungesë të shkresave të lëndës për palët e akuzuara.
Seanca fillestare është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00.
“Nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar, pasi dëmtohet mbrojtja e të pandehurve. Avokatët, Ndrecë Dodaj dhe Agron Kuqi, kjo tregon jo-seriozitetin tuaj për mbrojtje dhe kjo është hera e fundit që unë shtyjë shqyrtimin për shkak të moskryerjes së punës suaj për çka jeni të angazhuar. Seanca shtyhet për 31 janar ora 11:00”, tha gjyqtarja.
Gjyqtarja Dermaku e ka dënuar me 500 euro gjobë avokatin e Kushtrim Kokallaj, Ndrecë Dodaj, për mos përfillje të gjyqtares.
Avokatit paraprakisht ju ka shqiptu një vërejtje me shkrim për pengim të gjyqtares.
Para turpit gjykues është deklaruar Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja.
“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli.
Avokati Ndrecë Dodaj, që mbron Kushtrim Kokallën, deklaroi në fillim të seancës se nuk i ka pranuar në tërësi shkresat e lëndës, duke thënë që nuk mundet me këshillu klientin e tij e as me kundërshtu aktakuzën.
Edhe avokati Agron Kuqi që mbon të akuzuarin Tom Dodaj, deklaroi se nuk janë në gjendje që sot të deklarohen lidhur me rastin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve.
Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale