LAJMI I FUNDIT:

Dybala mbetet te Roma, i zgjatet automatikisht kontrata me rritje page

Dybala mbetet te Roma, i zgjatet automatikisht kontrata me rritje page

Paulo Dybala – Roma, kjo ‘martesë’ do të vazhdoj së paku edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi argjentinas po kalon vitin e tretë te Roma, derisa do të mbetet edhe për një tjetër vit në Olimpico.

Dybala ka startuar në ndeshjen e Ligës së Evropës në udhëtim te AZ Alkmaar dhe kjo ia ndryshoi fatin atij.


Kjo ndeshje bëri që Dybala të arrijë numrin e paraqitjeve të nevojshme për të shkaktuar një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.

Si rezultat, sulmuesi argjentinas tani ka zgjatur marrëveshjen e tij me Romën deri në vitin 2026.

Me kontratën e re e cila është zgjatur automatikisht, Dybala do të fitojë 8 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.

31-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 24 paraqitje për klubin italian këtë sezon.

Ai ishte shumë pranë transferimit te Galatasaray në afatin kalimtar të janarit, por në fund refuzoi pasi dëshironte t’i qëndronte besnik Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Serie A
Kalo në kategori