LAJMI I FUNDIT:

Senatori i fuqishëm republikan votoi kundër njeriut që Trumpi e propozoi për Sekretar të Mbrojtjes

Senatori i fuqishëm republikan votoi kundër njeriut që Trumpi e propozoi për Sekretar të Mbrojtjes

Votimi i senatorit republikan, Mitch McConnell kundër kandidatit të Donald Trumpit për Sekretar të Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkaktoi kritika nga disa mbështetës të presidentit të linjës “Make America Great Again” (MAGA).

Por, pse ka tërhequr vëmendjen vota e McConnell, shkruan newsweek.

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
Lexo po ashtu Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

McConnell, i cili ka udhëhequr Partinë Republikane në Senatin amerikan që nga viti 2007, ka pasur përplasje të dukshme me Trumpin gjatë viteve pas zgjedhjeve të 2020 dhe trazirave të 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.


Pavarësisht këtyre tensioneve, McConnell e mbështeti Trumpin vitin e kaluar, pasi është parë gjithmonë se e ka prioritet interesin e partisë së tij.

Trump gjithashtu ka kritikuar McConnell pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020, duke thënë se senatori ishte “duke u mbajtur nga një fije” dhe ka vazhduar të sulmojë McConnellin, duke e tallur pas mbështetjes së tij.

Pavarësisht se është një konservator i vendosur, senatori i Kentuckyt është kritikuar gjithashtu nga mbështetësit e Trumpit si një politikan i “establishmentit”.

Senati konfirmoi Hegseth si sekretar të Departamentit të Mbrojtjes (DOD) përmes një rezultati të ngushtë shkaku që disa senatorë republikanë që iu bashkuan demokratëve për të kundërshtuar emërimin e Hegseth.

Ndryshe, Hegseth ka kërkuar më parë që të hiqen liderët ushtarakë “woke” dhe ka argumentuar se gratë nuk duhet të shërbejnë në role luftarake. Hegseth ka mbështetur gjithashtu faljen e anëtarëve të shërbimit të akuzuar për krime lufte.

Ish-drejtuesi i Fox News u përball me më shumë hetime kur u zbuluar se ishte akuzuar për sulm seksual tetë vjet më parë. Ai nuk u akuzua dhe një zëdhënës i Trumpit i tha Vanity Fair që Hegseth “ka mohuar me forcë çdo akuzë”. /Telegrafi/