Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të kufirit me Kanadanë.
Ai dhe shoqëruesja e tij Teresa Youngblut, një shtetase amerikane, ishin nën vëzhgim nga FBI për disa ditë.
Ndërsa Youngblut e cila ka mbetur e plagosur nga të shtënat, do të dërgohet para një gjykatësi federal në SHBA të hënën.
Kur oficerët e Patrullës Kufitare të SHBA-së kryen një kontroll automjeti në Interstate 91 rreth 32 kilometra në jug të kufirit, shoferi i veturës hapi zjarr ndaj oficerëve.
Bëhet e ditur se nga të shtënat, përveç gjermanit, i vrarë ka mbetur edhe një oficer i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas FBI-së, gjermani është Felix B., i cili ndodhej në SHBA me një vizë turistike të vlefshme. Akuzat kundër Youngblut përfshijnë dy pika: përdorimin e një arme vdekjeprurëse në sulmin ndaj një agjenti të Patrullës Kufitare të SHBA-së dhe përdorimin dhe shkarkimin e një arme zjarri gjatë dhe në lidhje me atë sulm.
Por, ende nuk është ngritur asnjë akuzë për vrasjen e agjentit të Patrullës Kufitare.
Ndryshe, hetuesit kishin “monitoruar rregullisht” Youngblut dhe Felix B. që nga 14 janari, pasi një punonjës në një hotel ku ata po qëndronin vuri re se Youngblut ishte i armatosur.
Kur u morën në pyetje nga oficerët e një agjencie federale, çifti tha se ishin në zonë duke kërkuar pasuri të paluajtshme.
Ata refuzuan “pyetjet më të detajuara”.
Gjatë kontrollit të veturës pas të shtënave, autoritetet gjetën telefona të mbështjellë me fletë metalike, një helmetë balistike, syze për natën, respiratorë dhe municione.
Ata gjetën gjithashtu një paketë objektivash me rreze armësh, duke përfshirë disa që ishin përdorur tashmë, radio, rreth një duzinë “pajisje elektronike”, informacione udhëtimi dhe strehimi për disa shtete dhe me sa duket një ditar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze