Ndonëse janë mjaft të interesuar për të kuptuar përmbajtjen e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, personat e shurdhër kanë mbetur jashtë këtij diskutimi pasi mungojnë mundësitë për qasje në informacionin e nevojshëm.
Të njëjtit kërkojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që t’iu ofrojë qasje përmes interpretuesve të gjuhës së shenjave, në mënyrë që edhe kjo kategori e shoqërisë të jetë e përfshirë.
Mirëpo, nga KQZ thonë se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, derisa edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) insiston se kjo çështje mbetet në “duart” e KQZ-së.
Mungesa e interpretuesve në tubimet e subjekteve politike po e bën të pamundur që mesazhi të arrijë deri te personat e shurdhër.
Drejtori i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, Enver Urtalani, derisa thotë se mungesa e qasjes së kësaj kategorie në kuptimin e fushatës zgjedhore mbetet sfidë, kërkon nga institucionet përgjegjëse t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.
“Sa i përket fushatës dhe programeve të partive politike po e shohim që është një pengesë e madhe dhe mos qasje e komunitetit të shurdhër që jetojnë në Kosovë. Për sa i përket programeve edhe komuniteti i shurdhër është shumë i interesuar me pa se çka përfshijnë partitë politike ne programet e tyre dhe me dit rëndësinë e tyre. Përveç asaj është shumë e drejtë elementare e jona që të kemi informacione se çka përmban programi i tyre gjatë fushatave dhe ekskluzivisht programi që do ta ndjekin përgjatë gjithë mandatit të tyre. Komuniteti jonë e dimë që programet nuk janë të njëjta, por nuk e dimë përmbajtjen e tyre, a përfshihet aftësia e kufizuar e veçanërisht personat e shurdhër në programet e tyre. Është e domosdoshme dhe unë kërkoj prej të gjitha partive politike që këtë qasje ta ofrojnë përmes interpretuesve të gjuhës së shenjave në mënyrë që edhe komuniteti i shurdhër të jetë i informuar mbi programet e tyre”, deklaroi ai.
“Ne edhe gjatë takimeve që kemi pasur me KQZ përgjatë fushatave dhe informimeve mbi votimet, ata kanë përdorur interpretues, por përveç kësaj kemi pasur dhe kërkesa dhe kemi një marrëveshje me KQZ në mënyrë që interpretuesit të jenë pjesë e këtyre fushatave dhe sidomos prezantimit të programeve, por që kësaj radhe nuk po shohim që partitë politike po e përmbushin këtë”, deklaron ai.
Drejtori ekzekutiv i KLMDNJ-së, Behxhet Shala thotë se çështja e interpretuesve është përgjegjësi e KQZ-së, pasi kjo e fundit duhet të krijojë kushte të gjithë atyre që votojnë përfshirë edhe kategorinë e personave të shurdhër.
“Kjo ka qenë përgjegjësi dhe mbetet e KQZ-së. Ata është dashur të bëjnë planifikimin dhe këto kategori të qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë vote sikur të gjithë të tjerët dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë diskriminim. Duhet t’iu krijohen kushte të gjithëve që të votojnë, ata është dashur të kujdesen, është dashur t’u sigurohej interpretues. Është dashur thjesht ta gjejnë një mënyrë që këta të mos diskriminohen. Besoj që do të bëhet ndonjë zgjidhje po në qoftë se nuk sigurojnë interpretues, atëherë realisht kemi të bëjmë me një diskriminim apo mohim të kësaj kategorie për të votuar sikur të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës”, tha ai për kp.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se nuk ekziston asnjë obligim ligjor që ky institucion të kërkojë nga subjektet politike që të angazhojnë interpretues në tubimet zgjedhore. Sa i përket KQZ-së dhe kampanjave të tyre informuese, ata do përdorin interpretues pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ofrojë informimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pra për votuesit në gjuhët e ndryshme, në këtë rast edhe për këtë kategori të ndjeshme të qytetarëve. Zakonisht kjo ofrohet për kampanjat informuese të KQZ-së, pasi të përzgjedhim operatorin ekonomik, i cili bën realizimin profesional të produkteve të KQZ-së, ndërkaq për çështje tjera që u takojnë subjekteve politike apo të ndryshme, natyrisht se KQZ nuk është e thirrur për të bërë komente”, tha Elezi.
Në anën tjetër personat e verbër ditën e votimit do të kenë të përgatitur fletëvotimin e përgatitur posaçërisht për ta.
Subjektet politike kanë nisur më 11 janar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker