LAJMI I FUNDIT:

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Policia e Kosovës në Zubin Potok i mbylli disa ndërtesa të financuara pa leje në Kosovë të njëjtat ende nuk kishin filluar të banohen, kurse të tjera nëpër veriun e vendit nuk po intervenohet pasi që janë te banuara, megjithatë në to pritet të dalin inspektorët komunal për t’i legalizuar.

Mbi 100 banesa në qendër të Zubin Potokut, nuk mund të shfrytëzohen vetëm se janë të financuara direkt nga Serbia, dhe nuk kanë leje ndërtimi në Kosovë.

Qëllimi i tyre, është që të mbushën me qytetarë serb që nuk kanë strehim, apo që vijnë për të jetuar në Kosovë.


E ndërtesa të tilla ka thuajse në tërë veriun e vendit.

Të tilla vetëm në Mitrovicën e Veriut janë dhjetra, shumica nga to janë të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve.

Për, ekzistencën e tyre janë të informuar edhe kuvendi Komunal i këtij qyteti që thonë se së shpejti do filloj legalizimi i tyre.

“E kemi biseduar në kuvendin komunal, dhe së shpejti pritet që të dalin inspektorati, ku do të legalizohen”, ka thënë asamblisti në Komunën e Mitrovicës Veriore, Betim Osmani.

Ndërtesa të tilla ka edhe në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Siç shihet edhe në pamje aty, jetohet normalisht në 3 ndërtesa kolektive.

Kryetari i Komunës, Ilir Peci tha se nuk ka kohë këtë javë të flas për këtë çështje.

Megjithatë, zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elashni tregon pse vendosën të ndërhyjnë vetëm në këto banesa pabanueshme.

“Ato ndërtesa janë të banueshme, dhe nuk kemi ndërhy, me to do të merren komunat dhe inspektoratet e komunave”, ka thënë Elshani.

Ndërtesat kolektive që janë financuar nga Qeveria e Serbisë, televizioni mëson se deri më tani janë dhënë falas për qytetarët e komunitetit serb, dhe se të njëjtat do kalonin në pronësi të tyre pas qëndrimit 5 vjeçar në to.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet

Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka

Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka "u harrua"

Lajme
Kalo në kategori