LAJMI I FUNDIT:

Elegante pa shumë mundim: Pesë tendencat e pantallonave që do të dominojnë këtë vit

Elegante pa shumë mundim: Pesë tendencat e pantallonave që do të dominojnë këtë vit

Ndërsa xhinset janë një zgjedhje e lehtë në përditshmëri, në trendet e vitit 2025 ka kaq shumë alternativa plot stil që na frymëzojnë të eksperimentojmë pak më shumë me pantallonat

Ideja e pantallonave klasike mund të mos ju emocionojë, por ju sigurojmë se do të rezultojë një blerje shumë e zgjuar. Nëse zgjidhni prerjen e duhur për trupin tuaj, atëherë do të keni një ‘aleat’ që vështirë se do t’ju zhgënjejë.

Qoftë nëse e vishni me një triko dhe atlete apo një bluzë mëndafshi dhe këpucë të sheshta, sërish veshja do të duket po aq elegante dhe e sofistikuar, shkruan Marie Claire.


Më poshtë gjeni pesë modele pantallonash më “in” të këtij viti:

“Slim Fit”

Pantallonat e ngushta dominuan në pistat e modës në vitin 2025. Stilistët i sollën në disa versione elegante të tyre – nga siluetat me vijë të drejtë në pistat e “Miu Miu” dhe “Loewe” deri tek prerjet e gjata që mbulojnë pjesën e sipërme të këpucëve, siç dallohen në “Sportmax” dhe “Tod’s”.

Prerjet e gjera

Pantallonat me prerje të gjera nuk dalin kurrë nga moda. Këtë sezon, ato vijnë me bel të lartë dhe silueta të lirshme, siç u shfaqën në “Khaite” dhe “Saint Laurent”.

Material mëndafshi/saten

Pantallonat e mëndafshta elegante dhe luksoze u vunë re në pistat e shumë stilistëve, nga “Khaite” te “Toteme”. Është një zgjedhje ideale për kombinime me pulovra në dimër dhe bluza në verë për një efekt mjaft elegant pa shumë përpjekje.

Dollakët

Po, dollakët janë rikthyer në modë. Zgjidhni stilin që ju përshtatet dhe bëjini tuajat, citon Anabel.

Fundpantallona

Nëse jeni duke kërkuar për një veshje praktike dhe moderne, atëherë provoni trendin e fundpantallonave që po bëjnë namin kudo. Ne e kemi parë kombinimin në të gjitha pistat pranverë/verë 2025 dhe është një opsion mjaft elegant që “zgjidh punë” për shumë raste, si në përditshmëri edhe në një darkë. /Telegrafi/