LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

“Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojnë e thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisin mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/