Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Debutimi i Kate Bushit me këngën Wuthering Heights ishte teatral, ekscentrik dhe krejtësisht ndryshe nga muzika pank [pank], vala e re [new wave], roku progresiv [prog rock] dhe diskoja [disco] që dominonin klasifikimet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur u publikua – 47 vjet më parë këtë javë. E, megjithatë, kënga u bë hit i papritur dhe arriti në vendin e parë në vitin 1978 – duke u bërë kënga e parë e shkruar dhe interpretuar nga një grua artiste që kryesonte klasifikimet britanike. Ajo që e bën edhe më unike këtë këngë është fakti që titulli dhe historia e saj janë marrë nga romani i vitit 1847 i Emily Brontës – por, në të vërtetë ishte një seri televizive ajo që e frymëzoi Bushin ta shkruante atë.
Lexo po ashtu:
– Rikthimi i llojit të vjetër të forcës së magjisë angleze: Pse të famshmit “ranë në dashuri” me Kate Bushin?
– Kate Bush është shpirti adoleshent i çdo gruaje
– Ëndërrimtarët e ushtrisë
– Edhe një tjetër ditë
– Mos u dorëzo
“Epo, nuk e kisha lexuar librin; ai nuk ishte burimi i frymëzimit tim. Ishte një seri televizive e disa viteve më parë”, i tha ajo Michael Aspelit në një intervistë për BBC-në në vitin 1978. Si adoleshente, ajo kishte hasur në fundin e një episodi të një adaptimi të BBC-së nga viti 1967 – të rrëfimit të Brontës për një dashuri të dënuar nga fati. Imazhet tronditëse e magjepsën. “Më ra rasti të shihja minutat e fundit, kur një dorë dilte përmes dritares; kishte gjak kudo dhe xhama të thyer. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte dhe dikush ma shpjegoi ngjarjen”.
Bush ishte vetëm 19 vjeçe kur kënga u publikua. Edhe pse mund të dukej si një talent i parakohshëm për publikun, ajo kishte vite që kompozonte. Lindi në qershor të vitit 1958, si më e vogla nga tre fëmijët e familjes, ndërsa u rrit në një ambient artistik në Kent të Anglisë. Babai i saj, mjek, dhe nëna e saj, infermiere, i rrethuan fëmijët me muzikë dhe i inkurajuan të mësonin interpretimin në instrumente që në moshë të vogël. Të dy vëllezërit e saj më të mëdhenj ishin të përfshirë në muzikë dhe poezi, dhe ajo i bashkohej atyre duke interpretuar këngë popullore irlandeze dhe angleze në shtëpi. “Po, vëllezërit e mi janë muzikantë. Ishin ata të cilët, që në fillim, më drejtuan kah muzika. Gjithmonë bënim muzikë kur isha fëmijë”, i tha ajo Aspelit.
Bush filloi të kompozonte këngët e saj që në adoleshencën e hershme, duke i incizuar në kaseta në shtëpi. Njëra prej këtyre kasetave, përmes një miku familjar, arriti në duart e kitaristit të grupit Pink Floyd, David Gilmour, i cili dalloi potencialin e saj si kantautore dhe u magjeps veçanërisht nga cilësia e pazakontë e zërit të saj. “Isha i intriguar nga ky zë i çuditshëm”, tha ai në podkastin Profile të BBC-së, në vitin 2022. “Shkova në shtëpinë e saj, takova prindërit e saj në Kent, dhe ajo interpretoi për mua; o Zot, duhet të kenë qenë 40 ose 50 këngë”.
Gilmour riincizoi tri nga këngët e Bushit – bashkë me të, në studion e tij për një demo të re – ndërsa më pas e inkurajoi shtëpinë diskografike të grupit Pink Floyd, EMI, ta kontraktonte atë kur ishte vetëm 16 vjeçe. Meqenëse Bush ishte ende në shkollë, ajo i kaloi dy vitet e para të kontratës duke vazhduar mësimet, ndërkohë që përdori paradhënien e kompanisë për t’u regjistruar në klasa të kërcimit interpretativ të artistit të mimikës dhe koreografit Lindsay Kemp – i cili më parë kishte qenë mësuesi i David Bowiet.
“Pa dyshim që jam ndikuar nga Lindsay Kemp, sepse ai është një nga heronjtë e mi dhe ishte mësuesi im për një kohë”, i tha ajo Aspelit. “Marcel Marceau … e admiroj punën e tij, por është paksa i ngurtë për mua. Është arti i iluzionit. Nuk është në të vërtetë ajo shfaqja e emocioneve të cilën Lindsay e ligjëron, dhe për mua kjo është e përkryer, sepse është ajo që muzika dhe çdo formë arti përfaqëson. Është emocion dhe vjen nga brenda”.
Në të njëjtën kohë, ajo po përsoste edhe zanatin e saj muzikor. Formoi një grup të quajtur KT Bush Band dhe filloi të performonte në lokalet e Londrës, ndërsa punonte për këngët e albumit të saj të parë, The Kick Inside. Këngëtarja i tha BBC-së se i kompozonte këto këngë në orët e vona të mbrëmjes. “Duket se gjatë ditës gjërat mblidhen, apo jo? Zgjohem rreth orës 11 të natës; jam si në gjumë gjatë gjithë ditës, pastaj në 11 të natës zgjohem plotësisht”. Një natë, kur ishte 18 vjeçe, ajo u ul pranë pianos për të shkruar një këngë nga perspektiva e heroinës së pasionuar të Brontës, Katarinës, e cila e përndjek të dashurin e saj, Hithklif, si gjatë jetës ashtu edhe pas vdekjes. Imazhet nga adaptimi televiziv i Lartësive të stuhishme [Wuthering Heights] “kishin mbetur pezull për vite me radhë”, tha ajo, “prandaj lexova librin për të bërë kërkimin siç duhej”.
Teksti i këngës sjell në jetë dëshirën obsesive të Katarinës për Hithklifin, natyrën e saj të paqëndrueshme dhe marrëdhënien e ngarkuar e shkatërrimtare të çiftit. Bush dëshironte gjithashtu të përcillte praninë fantazmë të Katarinës, prandaj adoptoi një vokal të lartë dhe vajtues për t’i dhënë këngës një ndjesi të çuditshme dhe rrëqethëse. “Kishte vërtet diçka specifike në atë këngë; ishte kaq e lartë për shkak të temës”, tha ajo. “Po luaja rolin e Ketit dhe ajo ishte një shpirt, ndaj kërkonte një efekt etereal. Mënyra më e mirë për ta arritur ishte përdorimi i një regjistri të lartë vokal”.
Me orkestrimin e saj të pasur dhe të furishëm, ndjeshmërinë e saj letrare dhe interpretimin teatror të Bushit, Wuthering Heights nuk u duk si një hit i qartë për radion – jo sipas konceptit të shtëpisë diskografike. EMI, përkundrazi, dëshironte që kënga me tingull më rok, James and the Cold Gun – një nga të preferuarat e KT Bush Band – të ishte singëlli i parë nga albumi. Por, Bush ishte e vendosur që Wuthering Heights të ishte debutimi i saj – dhe, në fund, EMI u dorëzua.
Për të shoqëruar publikimin e saj, u xhiruan dy videoklipe. Njëri ishte i bazuar në studio, ndërsa tjetri u filmua në natyrë, në Uiltshajr të Anglisë, që shërbeu si zëvendësim për kënetat e Jorkshajrit nga romani. Për xhirimet, Bushi përdori mësimet e saj të kërcimit interpretativ, për të krijuar një efekt magjepsës. Të dyja videot e shfaqin atë duke shikuar në kamerë, e veshur me fustan të lehtë, ndërsa kryen lëvizje dramatike dhe emotive për të shprehur esencën fantazmës së Ketit. Koreografia e saj ishte aq unike, saqë u bë pikë referimi kulturor, duke frymëzuar skeçe humoristike dhe një ngjarje vjetore të quajtur Dita e lartësive më të stuhishme [The Most Wuthering Heights Day Ever], ku adhuruesit e Bushit rikrijojnë performancën e saj nga videot.
Ky singëll shpërtheu karrierën e saj. Brenda tre javësh nga publikimi, arriti në vendin e parë, duke marrë një shtysë nga interpretimi i saj magjepsës në stilin pantomimë në emisionin e BBC-së, Top of the Pops. Rrëzoi nga froni këngën Take a Chance on Me të ABBA-s dhe qëndroi në krye të klasifikimeve britanike për një muaj. Gjithashtu, u rendit në vendin e parë në Irlandë, Itali, Zelandën e Re dhe Australi. Albumi i saj, The Kick Inside – i publikuar muajin pasues – shiti më shumë se një milion kopje. Në vitin 1979, ajo fitoi çmimin “Ivor Novello” për këngën The Man with The Child in His Eyes, që u publikua si singëlli i dytë i albumit.
Wuthering Heights shënoi fillimin e një karriere inovative muzikore – të vlerësuar nga kritika – që skaliti karrierën muzikore të Bushit. Ajo ka publikuar gjithsej 10 albume, duke kombinuar ndikime të ndryshme, rrëfimin kompleks muzikor dhe teknologjitë e reja – si semplat – për të krijuar hitet si Hounds of Love dhe Babooshka. Gjithashtu, ka bashkëpunuar me artistët si Prince dhe Elton John. Dueti i saj me Peter Gabrielin, Don’t Give Up, fitoi një tjetër çmim “Ivor Novello” në vitin 1987.
Në vitin 2022, Bush krijoi një gjeneratë krejtësisht të re të adhuruesve kur hiti i saj i vitit 1985, Running Up That Hill, filloi si trend në TikTok, pasi u përdor në serialin e Netflix-it, Stranger Things. Kjo ia dha Bushit hitin e saj në 10 vendet e para të top-listave në ShBA dhe arriti në numrin një në top-listat e Mbretërisë e Bashkuar – 44 vjet pas këngës së saj debutuese. “Është gjë e jashtëzakonshme”, tha ajo në emisionin Hour’s Hour në Radio 4 të BBC-së, në vitin 2022. “Është serial i mrekullueshëm. Mendova se kënga do të tërhiqte pak vëmendje. Por, nuk e imagjinoja kurrë se do të kishte diçka të tillë”.
Në kohën e paraqitjes së saj në programin e Michael Aspelit në vitin 1978, ajo ishte duke punuar në albumin e saj të dytë në studio, Lionheart, dhe po përgatitej të bënte turne me atë që do të ishte një shfaqje luksoze skenike e quajtur The Tour of Life. Shfaqjet përqafuan teatralitetin e këngëve të Bushit, duke shfaqur vallëzim, poezi, mimikë dhe magji, me këngëtaren që bëri ndryshime të shumta kostumesh dhe që ishte pioniere në përdorimin e një mikrofoni me kufje në skenë. “Gjithmonë kam dashur të merrem me muzikë”, tha Bush për Aspelin. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të mund t’i këndoja këngët e mia, por duket se ia kam dalë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Historia e hitit të parë të Kate Bushit
Teaoria pellazge, Skënderbeu i kulturës e Renesancës dhe vula sekrete e tij
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Jeta në komunizmin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!