LAJMI I FUNDIT:

ËNDËRRIMTARËT E USHTRISË

ËNDËRRIMTARËT E USHTRISË

Nga: Kate Bush (nga albumi, “Never for Ever”, 1980)
Përktheu: Agron Shala

Vogëlushi jonë i ushtrisë
Me BFPO* kthehet në shtëpi
Një buqetë me lule vjollcash kam
Për heroin e nënës si dekoratë
Vajtoj në aeroport
Moti i ngrohtë, ai më i ftohtë
Katër burra në uniformë
Ushtarin tim vogëlush në shtëpi çojnë

Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë yll i rokut
Por s’kishte sa duhet para për kitarë
Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë politikan
Por s’e kishte asnjëherë arsimimin e duhur
Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë baba
Por kurrë s’i arriti të njëzetat
Çfarë humbje, ëndërrimtarët e ushtrisë
Oh, çfarë humbje e ëndërrimtarëve të ushtrisë

Lotët mbi të hekurtën kuti
Oh, Zot, ai s’ka pasë si me ditë
Si pula që ruhet nga një dhelpër
Luftën s’mund ta fitonte me veten
Jepja vogëlushit shpërblimet
Dhe jepja të gjitha gradat
Tash ai rri ulur në të tijën gropë
Edhe fjongot ka mundur t’i zotërojë

Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë yll i rokut
Por s’kishte mjaft para për kitarë
Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë politikan
Por s’e kishte asnjëherë arsimimin e duhur
Çfarë ka mundur të bëjë?
Ka mundur të jetë baba
Por kurrë s’i arriti të njëzetat
Çfarë humbje, ëndërrimtarët e ushtrisë
Oh, çfarë humbje e ëndërrimtarëve të ushtrisë
Ëndërrimtarët e ushtrisë, ëndërrimtarët e ushtrisë

B.F.P.O
Ëndërrimtarët e ushtrisë
Heroi i nënës
B.F.P.O
S’ka heronj që mbijetojnë
Heroi i nënës
B.F.P.O
Ëndërrimtarët e ushtrisë
Heroi i nënës
B.F.P.O
S’ka heronj që mbijetojnë

* B.F.P.O. – Shërbimi Postar i Forcave Britanike