LAJMI I FUNDIT:

Trupat e Koresë së Veriut menduan se lufta në Ukrainë ishte një stërvitje

Trupat e Koresë së Veriut menduan se lufta në Ukrainë ishte një stërvitje

Trupat e Koresë së Veriut që luftojnë për Rusinë në Ukrainë, menduan se lufta ishte një stërvitje ushtarake, sipas videove të publikuara nga Ukraina.

Videot e dy të burgosurve koreano-veriorë të luftës të kapur në Ukrainë,  tregojnë duke rrëfyer përmes një përkthyesi se nuk e dinin se në cilin vend ndodheshin, me një nga ushtarët që tha se i kishin thënë se po dërgoheshin në një stërvitje.

Rusia sjellë 12,000 trupa nga Koreja e Veriut për ta ndihmuar atë të fitojë territor në Ukrainë që nga tetori, duke i dërguar ato në disa nga pjesët më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse të frontit.


Pheniani dhe Moska mohojnë raportet se koreano-veriorët po luftojnë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Sipas inteligjencës ukrainase dhe koreano-jugore, nga 3,000 deri në 4,000 koreano-veriorë kanë vdekur që kur erdhën për të luftuar në Ukrainë, por pamjet e fundit të ushtarëve të kapur tregojnë se ata mund të mos e kishin ditur as me kë po luftonin ose ku po vdisnin.

Pamjet e një ushtari të Koresë së Veriut, të shpërndara nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të hënën, tregojnë se ushtari nuk ka marrë trajnim adekuat, se është transportuar në një anije mallrash dhe jo në një anije ushtarake dhe se nëna e tij aktualisht nuk e di ku është.

“Komunikimi midis ushtarëve të kapur të Koresë së Veriut dhe hetuesve të SSU-së vazhdon. Të dhënat e inteligjencës për lëvizjen e trupave të tilla në territorin rus, trajnimi i tyre dhe izolimi i plotë i informacionit janë konfirmuar nga të burgosurit”, shkroi Zelensky në X, së bashku me një video të ushtarit.

Një video tjetër, e publikuar më 12 janar, tregon një ushtar të Koresë së Veriut duke u pyetur nëse e di se ku është dhe më pas tund kokën “jo” si përgjigje.

Sipas raportimit të Newsweek, shumë ushtarë të Koresë së Veriut në luftë kanë marrë jetën e tyre për të mos u kapur.

Kjo mund të jetë për shkak të urdhrave nga lart që po përpiqen të heqin provat e pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në këtë luftë.

Mund të jetë gjithashtu për shkak të frikës së ushtarëve të Koresë së Veriut nga abuzimi si robër lufte.

Për më tepër, ushtarët në kamera mund të besojnë se duhet t’u përgjigjen pyetjeve në një mënyrë të caktuar për shkak të frikës se mos torturohen. /Telegrafi/