LAJMI I FUNDIT:

Qeveria britanike me një vendim që ua bën jetën shoferëve më të lehtë

Qeveria britanike me një vendim që ua bën jetën shoferëve më të lehtë

Shoferët në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti do të jenë në gjendje të ruajnë dhe përdorin patentat e tyre të drejtimit në telefonat e tyre si pjesë e planeve të qeverisë për të lansuar një aplikacion të ri për telefona.

Aplikacioni Gov.uk, i cili do të prezantohet këtë vit, do të ruante në mënyrë të sigurt detajet e patentës dhe do t’i lejonte ato të përdoren si një formë identifikimi për blerjen e produkteve të kufizuara sipas moshës, duke përfshirë alkoolin, votimin ose udhëtimin në fluturimet e brendshme.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Kjo qeveri është e përkushtuar të përdorë teknologjinë për të bërë jetën e njerëzve më të lehtë dhe për të transformuar shërbimet publike. Teknologjia tani bën të mundur që identitetet digjitale të jenë më të sigurta se ato fizike, por ne mbetemi të qartë se nuk do të të bëhet i detyrueshëm”.


Informacioni i patentës do të ruhet në aplikacion në mënyrë të tillë që shoferët të mund ta përdorin atë si ID pa zbuluar informacione të panevojshme si adresa e tyre.

Gjithashtu do të përdorte veçoritë ekzistuese të sigurisë në telefonat inteligjentë modernë, si shenjat e gishtërinjve dhe njohja e fytyrës.

Ndryshe, teknologji e ngjashme po përdoret tashmë në Australi dhe Danimarkë, ndërsa BE-ja kërkon që të gjitha shtetet anëtare të lëshojnë një formë të ID-së digjitale përpara vitit 2026. /Telegrafi/