Emri i Endrick futet në mesin e legjendave të Real Madridit pas dy golave ndaj Celta Vigos
Endrick i është bashkuar një liste ekskluzive të legjendave të Real Madridit aty ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, pas dy golave që shënoi në Copa Del Rey.
Real Madridi pati një epërsi prej dy golave pasi Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr shënuan secili nga një gol, por gjithçka kolapsoi në fund kur Celta Vigo barazoi gjithçka.
Carlo Ancelotti u desh që ta freskojë ekipin dhe për këtë arsye Endrick u fut në fushë.
Pas hyrjes së tij në lojë, 18-vjeçari ndryshoi rrjedhën e lojës duke shënuar dy gola të cilët i siguruan ‘Los Blancos’ një vend në çerekfinale të kësaj kupe.
Ky kontribut i Endrick jo vetëm se i mbajti gjallë shpresat e Real Madridit për ta fituar Copa Del Rey, por i siguroi atij një vend në një listë ekskluzive me lojtarë që kanë bërë histori me klubin.
🚨 Real Madrid players who scored 2 goals in extra-time:
• Santiago Bernabéu in 1916
• Sotero Aranguren in 1916
• Santillana in 1986
• Cristiano Ronaldo in 2016 & 2017
• Endrick in 2025@2010MisterChip pic.twitter.com/FgeP3XwcTp— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 17, 2025
Sipas statistikave të publikuara nga MisterChip, Endrick është bërë lojtari i pestë në histori të Real Madridit që shënon dy gola në kohën shtesë.
Në këtë listë ka figura legjendare si Santiago Bernabeu, Sotero Aranguren, Santillana dhe Cristiano Ronaldo.
Bernabeu dhe Aranguren e arritën këtë rekord në 1916, Santillana po ashtu në të njëjtin vit, teksa Ronaldo e arriti në 2016 dhe 2017.
Pas kësaj fitore dramatike, Real Madridi tani do ta kthejë vëmendjen tek La Liga, aty ku kampioni në fuqi i Spanjës të dielën do ta presë në shtëpi Las Palmas./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos