LAJMI I FUNDIT:

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërkohë që vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, e ka mirëpritur këtë hap dhe duke theksuar se familjarisht presin një dënim maksimal për të akuzuarit.

“Ne si familje e mirëpresim ngritjen e aktakuzës dhe kërkojmë që gjykata të vendosë sa më shpejt, sepse sa më shpejt, aq më mirë është për ne”, ka deklaruar Leonard Ademaj.

“Presim që dënimi të jetë maksimal për të tre, ata duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shtuar Ademaj, duke kërkuar dënim të përjetshëm për autorët.


Në lidhje me procesin ligjor, avokati i familjes, Leutrim Syla, ka theksuar se Prokuroria ka qenë e rezervuar dhe se, përveç hetimeve në Kosovë, është punuar edhe jashtë vendit, duke e kuptuar se hetimi mund të zgjasë.

Për sa i përket ngjarjes, Leonard Ademaj rrëfeu se nuk kishte pasur shenja se motra e tij, Liridona, kishte probleme me bashkëshortin Naim Murseli, dhe se ajo po përgatitej për të udhëtuar në Prishtinë.

“Motra nuk kishte paraqitur ndonjë shqetësim, dhe ishte tronditje e madhe për ne”, ka theksuar ai, duke kujtuar momentin kur u njoftua për vrasjen e Liridonës.

“Nga ora 11, unë isha në punë. Më telefonoi gruaja derisa ishe duke punuar dhe me tha se e kanë vrarë Liridonën. Unë mendova që djalin e axhit, se e ka emrin Liridon. Më pas hyra në lajme nuk pashë asgjë. Pas 5 minutave, me thirri prapë, më tregoi kur shkova në shtëpi gjendja ishte katastrofale. Prindërit ishin thuaja të alivanosur i mora në spital për qetësues, pastaj jemi nisur për Prishtinë. Unë kam ardhur direkt në QKUK. Më thanë që duhet të shkojë në Dragodan në stacionin policor. Naimi ishte brenda duke jep deklaratë aty kemi qëndruar me fëmijët, sepse kanë qenë aty”, ka deklaruar ai, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Ndërkaq, avokati Leutrim Syla ka shpjeguar se vrasja është përgatitur me kohë nga Naim Museli, i akuzuari kryesor, dhe ka vënë në dukje se, fillimisht, pasi rasti u trajtua si grabitje, hetimet treguan se qëllimi i vërtetë ishte vrasja.

“Vërehet që Naim Museli e ka përgatitur shumë kohë më parë këtë vrasje, edhe nga shkresat e lëndës vërehet që edhe bashkëpunimi me palët tjera, qoftë edhe me të bashkë akuzuarit, ka qenë i përgatitur më herët… Përderisa është nisur si rast i grabitjes, dhe duke njohur mënyrën sesi kryhen grabitjet në trupin e Liridonën kishte ari, dhe kur kanë parë elementet e kryerjes së veprës penale kuptua që nuk ka të bëj me grabitje por me vrasje. Që nga fillimi qëllimi ka qenë vrasja”, ka deklaruar avokati Syla.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023, pas përfundimit të hetimeve.

Prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq, tha se nuk mund të japë shumë detaje rreth aktakuzës, por shtoi se, gjatë kohës që jetonin në Suedi, Liridona dhe Naimi kishin “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet pronësore.

“Arsyet e tjera që kishte Naimi për të planifikuar dhe kryer këtë vrasje mund t’i mësoni në gjykatë kur të fillojë seanca kryesore”, tha Prlinçeviq, e cila tha se gjetja e motivit të vrasjes kishte bërë që procesi i ngritjes së aktakuzës të merrte më shumë kohë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori