Policia e Kosovës bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka asistuar sot zyrtarët e kësaj ministrie si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme në disa lokacione të cilat vepronin në Kosovë.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në nivel vendi, përfshirë ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.
Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, ka realizuar një operacion të gjerë policor, operacion ky i shtrirë në disa rajone të Kosovës: DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu, për ndërprerjen e aktiviteteve të disa institucioneve të jashtëligjshme që vepronin si komuna, posta, banka etj., të cilat ofronin shërbime të jashtëligjshme, kundër rendit kushtetues dhe ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku Policia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka asistuar zyrtarët e kësaj ministrie si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme të këtyre institucioneve.
Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar ka sot një operacion policor në disa rajone të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele, ndërsa, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës reaguan duke thënë se nuk kanë marr kërkesë zyrtare për bastisje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ESHR: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk ka personel të mjaftueshëm të kualifikuar dhe strategji kombëtare të mbrojtjes
Hamza në Viti: Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim
Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri