LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”

Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”

Një takim “i tensionuar” i fundjavës midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe të dërguarit të ardhshëm në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff çoi në një përparim në negociatat e pengjeve.

Madje, ndihmësi kryesor i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, bëri më shumë për të ndikuar në kryeministrin izraelit në një seancë të vetme se sa presidenti në largim Joe Biden bëri gjatë gjithë vitit.

Kështu së paku pretendojnë dy zyrtarë arabë, shkruan The Times of Israel, përcjell Telegrafi.


Witkoff ka qenë në Doha javën e kaluar për të marrë pjesë në negociatat e pengjeve, ndërsa ndërmjetësit përpiqen të sigurojnë një marrëveshje përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Të shtunën, Witkoff udhtëoi për në Izrael për një takim me Netanyahun në zyrën e kryeministrit në Jerusalem.

Gjatë takimit, Witkoff i kërkoi Netanyahut të pranonte kompromise kryesore të nevojshme për një marrëveshje, thanë të hënën dy zyrtarët arabë për The Times of Israel në kushte anonimiteti.

As Witkoff dhe as zyra e Netanyahut nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment.

Të hënën mbrëma – dy ditë pas takimit të Jerusalemit – ekipet negociuese izraelite dhe të Hamasit njoftuan ndërmjetësuesit se e pranuan propozimin për marrëveshjen e pengjeve në parim, thanë të dy zyrtarët.

Që atëherë, palët kanë punuar për të finalizuar detajet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

Një nga çështjet kryesore që ende nuk është finalizuar janë parametrat e saktë të tërheqjes së IDF nga Rripi i Gazës, me ndërmjetësit që ende presin për një hartë nga Izraeli që e parashtron këtë, thanë zyrtarët arabë.

Dy zyrtarët spekuluan se një marrëveshje do të shpallej të mërkurën ose të enjten në formën e një deklarate të përbashkët nga SHBA, Katari dhe Egjipti, të cilët kanë ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Hamasit.

Më herët të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pretendoi se Izraeli kishte pranuar marrëveshjen për të liruar 98 pengjet e mbetura, ndërsa Hamasi nuk kishte bërë ende të njëjtën gjë.

Një nga zyrtarët arabë tha se marrëveshja trefazore e pengjeve që po finalizohet aktualisht midis Izraelit dhe Hamasit është kryesisht e njëjtë me propozimin që u propozua nga Izraeli majin e kaluar.

Por zyrtari hodhi poshtë pohimet e përsëritura nga SHBA se Hamasi ka qenë pengesa e vetme për një armëpushim, duke argumentuar se Izraeli gjithashtu ka penguar bisedimet gjatë disa muajve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori