LAJMI I FUNDIT:

Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike

Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Ilire Dauti, e cila u votua nga shumica e deputetëve javën e kaluar.

Gashi në reagimin e tij thotë se detyra e tij si kryetar Kuvendi ka përfunduar pasi është finalizuar procesi i interpelancës, duke shtuar se ajo nuk ka pasoja apo efekte juridike.

“Si Kryetar i Kuvendit, përgjegjësia ime kryesore është të respektoj dhe zbatoj Rregulloren dhe procedurat e Kuvendit. Në këtë kontekst, interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, znj. Ilire Dauti, është zhvilluar në përputhje të plotë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Është e rëndësishme të theksohet se një interpelancë, për nga natyra e saj, nuk sjell pasoja apo efekte juridike. Roli im si Kryetar përfundoi pasi u finalizua procesi i interpelancës, ashtu siç ndodhi në rastin e interpelancës së parashtruar ndaj meje disa muaj më parë”.


“Çështje të tilla si shkarkimet ose dorëheqjet janë procedurë e Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet, grupeve parlamentare ose deputetëve. Deri më sot, nuk kam pranuar asnjë njoftim zyrtar për dorëheqje nga asnjë kryetar komisioni. Nga pikëpamja procedurale, kjo çështje është zgjidhur. Çdo interpretim ndryshe nga kjo është thjesht retorikë politike për konsum ditor dhe nuk ka mbështetje juridike, e në të cilën unë, si Kryetar i Kuvendit, nuk do të marr pjesë”, thotë Gashi në reagimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori