Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një burim në dijeni të kësaj çështje, ndërsa zyrtarët amerikanë po përshpejtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e 98 pengjeve si dhe për armëpushim në Gazë, përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, më 20 janar.
Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit thuhej se zoti Netanyahu e informoi zotin Biden mbi progresin në bisedime, si dhe mandatin që i ka dhënë një delegacioni të nivelit të lartë që ndodhet në Doha të Katarit, me qëllim për të avancuar në arritjen e marrëveshjes.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan tha për rrjetin televiziv CNN më herët të dielën se palët ishin “shumë, shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje.
Ai tha se zoti Biden po informohej në mënyrë të vazhduar mbi bisedimet në Doha, ku sipas zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë, që nga e enjtja se është bërë njëfarë përparimi në bisedimet indirekte mes Izraelit dhe grupit militant Hamas.
“Ne jemi ende të vendosur të përdorim çdo ditë që kemi në detyrë për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk do ta lëmë mënjanë këtë çështje në asnjë mënyrë”, tha zoti Sullivan.
Ai shtoi se ka ende një shans për të arritur një marrëveshje përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, por sipas tij ekzistonte gjithashtu mundësia që “Hamasi, në veçanti, të mos pajtohej me kushtet e marrëveshjes”.
Izraeli filloi sulmin e tij në Gazë pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan shtetin hebre në tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona dhe marrë më shumë se 250 të tjerë.
Që atëherë, më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë në Gazë, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi.
Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance tha për rrjetin televiziv ‘Fox News” se ai pret që një marrëveshje për lirimin e pengjeve amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, të shpallet në ditët e fundit të administratës Biden, deri 2 ditë përpara.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka mbështetur fuqishëm objektivin e zoti Netanjahu për të shkatërruar Hamasin.
Ai ka premtuar se do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, por nuk ka dhënë detaje se si do ta arrinte këtë qëllim. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja e Jashtme gjermane paralajmëroi për pasojat e reduktimit të mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgesat e armëve në Ukrainë
Pamjet "para dhe pas zjarreve" zbulojnë shkallën e dëmeve në Los Anxhelos
Zvicra gati të presë një takim Trump-Putin
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur
Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania