LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë

Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka reagua në lidhje me deklaratën e kryetarit të partisë bullgare “Rilindja”, Kostadin Kostadinovit

Ky është një propozim i pahijshëm. Synimi nuk është i ndershëm, qëllimi nuk është për hir të respektit anasjelltas. Synimi për ta shprehur këtë në mënyrë të njëanshme në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje. Atëherë komenti im është se janë në rrezik zhgënjimet, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot duke komentuar deklaratën e kryetarit të partisë bullgare “Rilindja”, Kostadin Kostadinov që Bullgaria të aneksojë Maqedoninë dhe rajonin e Ukrainës së jugut, Besarabinë.

Lidhur me sinjalet nga Sofja dhe komunikimin mes saj dhe përfaqësuesve të Sofjes, Presidentja për “Tv Alfa” deklaroi se dialogët mes tyre janë të denjë, të matur por edhe të rezervuar dhe se nuk ka probleme mes qytetarëve.


Më herët ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e cila e dënoi deklaratën e Kostadinov dhe e cilësoi atë si keqdashëse.

Kreu i partisë ultra-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë bullgar “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i bëri thirrje sot qeverisë në Sofje që të shpallë zyrtarisht pretendimet për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonit ukrainas të Besarabisë jugore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori