LAJMI I FUNDIT:

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

“Serbia është aleati më i afërt evropian i Rusisë, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq një prej përhapësve kryesor të propagandës së Moskës në rajon”.

Kështu thuhet në analizën “Rusia dhe pionierët e autokracisë, si Kremlini po destabilizon Evropën”, të publikuar nga Fondacioni gjerman Friedrich Naumann.

Autori, Thomas Brey, gazetar dhe profesor, përmend se Vuçiq është takuar 17 herë me homologun rus Putin, e në 2019 u nderua me urdhrin Aleksandar Nevskit në Moskë, i cili zakonisht u jepet figurave të mëdha ruse.


Në analizë theksohet se regjimi në Serbi po përpiqet të zbatojë politikën e “Botës serbe”, bazuar në një projekt i ngjashëm i “Botës ruse”.

“Ky program serbomadh ishte një nga shkaktarët e luftërave të përgjakshme gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Kompania ajrore kombëtare Air Serbia ende fluturon disa herë në javë drejt Moskës dhe qyteteve të tjera ruse. Ka një qendër humanitare ruso-serbe në afërsi të qytetit të Nishit në jug të Serbisë, të cilën kritikët në Perëndim e konsiderojnë qendër për shërbimet e inteligjencës ruse”, shprehet autori.

Autori i analizës shton më tej se mediat proqeveritare në Serbi janë përçuesit kryesorë të propagandës ruse, ku Rusia ngrihet në qiell dhe Perëndimi demonizohet.

Siç thuhet, edhe zyrtarët më të lartë përhapin narrativë proruse dhe antiperëndimore, përfshirë edhe presidentin Vuçiq.

Sipas analizës, narrativa që mbizotëron është se NATO, SHBA apo BE kërcënojnë kombin e tyre.

Brey flet gjithashtu për korrupsion të kudondodhur në Serbi.

Sipas analizës,  Vuçiq vazhdon të përhap propagandë ruse në intervistat e tij për mediat perëndimore.

Theksohet se edhe pse Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Serbisë, ajo shpesh paraqitet në aspektin negativ në Serbi.

Në analizë thuhet se “qoftë ai Putin nga Rusia, Orban nga Hungaria, Vuçiq nga Serbia apo Fico nga Sllovakia – sistemet e tyre të kontrollit politik dhe të ruajtjes së pushtetit janë të njëjta kudo”.

“Në radhë të parë është nacionalizmi i ri, i cili inkurajohet nga pretendimi se vendet fqinje, NATO, SHBA apo BE kërcënojnë kombin e tyre”, thuhet në analizë.

Krahas mediave të centralizuara dhe të censuruara, thuhet në analizë, mjeti kryesor për ruajtjen e pushtetit është minimi sistematik i të gjitha institucioneve shtetërore si parlamenti, qeveria dhe ministritë, gjyqësori, autoritetet lokale dhe organet e pavarura mbikëqyrëse.

“Gjithashtu, tregu i punës është i instrumentalizuar politikisht. Shumë pozicione në administratë dhe ekonomi mund të merren vetëm përmes partisë në pushtet SNS. Nuk është çudi që një dhjetë përqind e pabesueshme e popullsisë së përgjithshme janë anëtarë të SNS. Këta anëtarë luajnë një rol kyç në manipulimin e zgjedhjeve, sepse detyroheshin të mblidhnin vota të besueshme nga familjarët dhe kolegët e tyre”, thuhet në analizë.

Shtohet se Vuçiq, “si në disa reality TV, si president i kudondodhur e mban publikun në emocione të vazhdueshme”.

“Pothuajse çdo ditë ai shfaqet në ekranet televizive, duke folur shpesh me orë të tëra për t’i ekspozuar qytetarët në histori të rëndësishme, të mëdha, të pabesueshme apo dramatike, siç lajmërohen nga mediat qeveritare. Këto janë histori për komplote, krim të organizuar, skenarë frikë për të ardhmen. Investitorët e huaj spektakolar, duke hedhur themele apo duke hapur spitale moderne, rrugë, fabrika, hekurudha dhe termocentrale”, thuhet në analizë.

Shtohet se kjo “fshin plotësisht kufirin mes kreut të shtetit dhe vetë shtetit”, sepse Vuçiq “pohon vazhdimisht se këtë apo atë e ka bërë të mundur, sikur të kishte investuar paratë e tij”.

Analiza gjithashtu thekson se, megjithëse opozita e margjinalizuar në Serbi është kryesisht e përjashtuar nga jeta politike, disa media kritike, gazetarë dhe politikanë janë çdo ditë subjekt i sulmeve dhe turpërimeve nga mediat qeveritare.

“Ata akuzohen vazhdimisht se duan të vrasin presidentin, se kanë shpifur për atdheun e tyre jashtë vendit, se janë të korruptuar dhe të pamoralshëm dhe se janë të kontrolluar nga inteligjenca e huaj. Si mund të kërcënojë një opozitë e dobët presidentin ose – siç pretendohet shpesh – familjen e tij. Kur ai mund të përdorë policinë, shërbimet e inteligjencës dhe madje edhe ushtrinë sipas dëshirës…” thuhet në analizë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori