LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja se pse Szczesny po ruan portën e Barcelonës, Flick vendosi me dorë të hekurt ndaj Pena

Mësohet arsyeja se pse Szczesny po ruan portën e Barcelonës, Flick vendosi me dorë të hekurt ndaj Pena

Hansi Flick ka befasuar të gjithë sot me formacionin e tij fillestar për gjysmëfinalen e Superkupës Spanjolle kundër Athletic Bilbaos.

Ai ka marr vendim që Wojciech Szczesny të ruajë portën, pasi debutimit kundër Barbastro në Kupën e Mbretit fundjavën e kaluar.

Megjithatë, nuk është për meritë që Szczesny ka mbetur në formacion, por sepse startuesi i rregullt Inaki Pena është ndëshkuar nga Flick.


Siç zbulohet, spanjolli duhej të startonte në Arabinë Saudite, por pasi mbërriti me vonesë në një seancë skuadre, ai është përjashtuar.

Flick ka marrë këtë qasje për këto çështje që kur u bë trajner i Barcelonës verën e kaluar dhe ai ka qenë i qëndrueshëm në vendimet e tij edhe në këtë incident të fundit.

Është një zhgënjim i madh për Penën, megjithëse fajin e ka vetëm veten.

Do të jetë shumë interesante të shihet se si do të jetë Szczesny kundër Athletic Bilbaos./Telegrafi/