LAJMI I FUNDIT:

Policia me plan operativ në veri në prag të Krishtlindjeve ortodokse

Policia me plan operativ në veri në prag të Krishtlindjeve ortodokse

Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik të mundshëm nuk ka.

Por numër i shtuar ushtarakësh ndërkombëtarë është parë një natë më parë në pjesën veriore të Kosovës.


Forcat e misionit paqeruajtës në Kosovës, KFOR-it në numër më të madh se zakonisht u panë me autoblinda në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

Por ky mision nuk kanë treguar se cilat janë arsyet e shtimit të patrullimeve.

Me numër më të madh se zakonisht në këtë pjesë të Kosovës janë parë edhe policia vendore, të cilët thonë se kjo po ndodhë për të sjell sigurinë në prag të festave.

“Kemi shtuar aktivitetin, s’kemi shtuar numrin por vetëm vigjilencën. Është normale në afërsi të festave fetare që ato të shtohen…për neve sështë e jashtëzakonshme të kemi pika të shtuara në veri të vendit. Qëndrojmë afër lokaleve se do ketë festime. Do jemi afër që njerëzit të festojnë e të mos ketë problem, nëse ka t’i menaxhojmë”, deklaroi për Tv Dukagjinin Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri.

E për njohës të sigurisë, shtimi i trupave nënkupton një rikujtim për qytetarët dhe sigurinë e tyre.

“Shtimi i vigjilencës është plan operativ dhe ekzistojnë plane për të gjithë reaguesit, bashkëveprojnë mes vete. Çka duhet të dimë është që siguria po e lufton pasigurinë dhe Kosova po i ndërmerr hapat”, ka deklaruar Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Siç mëson televizioni, qëndrimi i trupave të KFOR-it në këto pika nuk ka qenë i gjatë ndërsa ai i Policisë, ka vazhduar edhe gjatë ditës në pika të ndryshme.

Njëheri, kujtojmë se dyshime mbi sigurinë në veri të vendit në këtë kohë festash ngriti edhe Kryeministri, Albin Kurti në prag të ndërrimit të motmoteve duke deklaruar se priteshin sulme të reja nga strukturat kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Lajme
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Siguri
Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Lajme
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Lajme
10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

Shëndetësi
Kalo në kategori