Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Bashkimi Evropian do të jetë një barrë për qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, thonë analistët politikë. Megjithatë, sipas tyre, ky dokument është i dëmshëm për Kosovën dhe si i tillë nuk duhet të marrë vulën e ekzekutivit.
Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se draft-statuti i Asociacionit sipas propozimit evropian dhe i mbështetur nga ShBA-ja, rrënon strukturën shtetërore të Kosovës.
Sipas tij, ky dokument, pavarësisht presionit ndërkombëtarë nuk duhet të dërgohet në Kushtetuese.
Ai shton se kjo do të varet edhe kush vjen në pushtet, pasi konsideron se mund të ketë qeveri që bien pre e presionit ndërkombëtarë.
“Varet nga elitat politike, gjegjësisht qeverisëse që do të mund të rezultonin nga zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Nëse qeverisje të tilla e shohin të arsyeshme presionin ndërkombëtarë që është i padrejtë dhe e shohin të arsyeshme që Kosova të mos marrë asgjë, por të jap çdo gjë dhe atë në kuptimin e pushteteve të caktuara si Asociacioni. Ai jo vetëm që rrënon perspektivën zhvillimore dhe konsoliduese të Kosovës por e rrënon edhe qenjësinë e shtetit të Kosovës…Nëse kjo strukturë me këtë statut të paraparë miratohet, pranohet dhe zbatohet, atëherë ne do të kemi situatën ashtu siç e kemi me Gjykatën në Hagë…Miratimi i statutit të Asociacionit dhe dërgimi i tij në Gjykatë Kushtetuese është fundi i historisë. Ajo do të thotë se merr fund kjo punë dhe ajo gjykatë sipas të gjitha gjasave duke qenë nën presion dhe ndikimin e brendshëm dhe të jashtëm mundet të miratojë dhe atëherë do të kemi një Serbi brenda Kosovës”, thekson ai.
Mirëpo, analisti politik, Seb Bytyçi, thotë për KosovaPress, se qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mund të dërgojë draft-statutin e Asociacionit për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese nëse ka ndonjë ofertë konkrete për Kosovën në procesin integrues në BE, anëtarësimin në Këshill të Evropës, si dhe partneritetin për paqe të NATO-s.
“Nëse ka ndonjë ofertë konkrete për Kosovën ose që ka të bëjë me anëtarësimin në BE, procesin e integrimit, këtu po e përfshijë edhe anëtarësimin në Këshill të Evropës që është bllokuar. Nëse ka ndonjë lëvizje konkrete në lidhje edhe me njohjet, atëherë mundet që Kosova të marrë atë hap (dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese)”, thotë ai.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe në Ohër në vitin 2023.
Bashkimi Evropian me mbështetjen e ShBA-së, i ka dorëzuar Kosovës një draft-statut të Asociacionit, mirëpo me gjithë kërkesën e faktorit ndërkombëtar që ky draft për Asociacionin të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, si hap drejt themelimit të tij, Qeveria Kurti deri më tani nuk ka bërë ndonjë lëvizje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite