Kosovarët sipas shoqërisë civile dhe MPB-së në duart e tyre mbajnë afro 230 mijë armë pa leje. Arsye, sipas njohësve të sigurisë, është kontrabandimi i lehtë i tyre nga shtetet fqinje, dhe pamundësisë së organeve të rendit për të kontrolluar gjithë kufirin
13 dhjetori do ishte fundi i një grupi kriminal, që bënin kontrabandë me armë në mes Kosovës dhe Shqipërisë ku 14 persona mbeten të arrestuar, 8 prej tyre në Kosovë.
Kjo ishte vetëm një formë se si në duart e qytetarëve të Kosovës binin armët pa leje.
“Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse duke përfshirë edhe eksplozivët artizanal. Numri i armëve dhe municionit të konfiskuar për periudhën Janar – Gusht 2024 në nivel të PK-së është 1122, kurse numri i municionit të konfiskuar është 20653”, ka deklaruar Policia e Kosovës për Tv Dukagjinin.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatave të shoqërisë civile në duart e qytetarëve besohet të jenë mbi 230 mijë armë pa leje.
Shumica nga to, besohet të kenë mbetur edhe lufta e fundit por që një rol të rëndësishëm e luan kontrabanda.
Njohësit e sigurisë ne vend thonë se këto armë, nuk vinë nga shtete të posaçme siç është Serbia, por gjithandej pasi janë fitim prurëse për grupet kriminale.
”Krimi trans-nacional nuk zgjedh shtet as komb as dhe as fe, dhe unë nuk do të thoja që armët vinë vetëm nga Serbia, ku patëm rastin e fundit ku u kap një grup kriminal në kuadër të krimit transnacional në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Avni Islami, njohës i sigurisë.
Pamundësia që të kontrollohen kufijtë për futjen e kontrabandës me armë në Kosovë, e sheh si faktor kyç njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.
Veç i njëjti nuk e hedh mundësinë që shteti duhet të marrë disa masa.
”Shteti duhet të bëjë çmos që fillimisht përmes ndonjë amnistie, të zvogëloj numrin e armëve ilegale në vend e pastaj me aplikimin e normave materiale të kodit penal të Republikës së Kosovës, sidomos në rastet kur zihen në posedim”, ka thënë Valdet Hoxha, njohës i sigurisë.
“Ndërkohë gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles