LAJMI I FUNDIT:

U gjet i masakruar në shtëpi, identifikohet viktima në Durrës

U gjet i masakruar në shtëpi, identifikohet viktima në Durrës

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar u gjet pajetë dhe i masakruar në banesën e tij.

Sipas të dhënave paraprake viktima është identifikuar si 82-vjeçari Paulin Gina, i cili jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali, shkruan A2 CNN.

Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit.


E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i vdekur në banesë - ishte goditur disa herë me thikë
Lexo po ashtu E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i vdekur në banesë - ishte goditur disa herë me thikë

Kur policia ka mbërritur në banesën e të moshuarit e ka gjetur atë të shtrirë në tokë dhe me shenja të shumta në fytyrë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. /Telegrafi/