LAJMI I FUNDIT:

Mickoski për deklaratën e Ahmetit: Nëse dikush e di se ku ndodhet Grubi, shpresoj që të merren në pyetje nga Prokuroria

Mickoski për deklaratën e Ahmetit: Nëse dikush e di se ku ndodhet Grubi, shpresoj që të merren në pyetje nga Prokuroria

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare dhe se do të kthehet në vend nëse do të ketë drejtësi. Mickoski tha se shpreson se Prokuroria do të thërrasë në bisedë informative kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

“Shpresoj që kjo të arrijë në prokurori dhe të ketë një procedurë ligjore në të cilën nëse kemi një person që e di se ku ndodhet një i arratisur nga ligji, do ta thërrasin atë person dhe do të përgjigjen në pyetjen se ku është i arratisuri nga drejtësia. Për çdo gjë tjetër, mund të komentoj se të gjithë në vend e dinë se si janë emëruar prokurorët dhe gjyqtarët në shtatë vitet e fundit”.

“Të njëjtët pa të cilët nuk mund të kalonte kualifikimi përmes Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, tani thonë se dikujt iu mohua drejtësia dhe se kjo ishte përndjekje politike. Më lejoni t’ju kujtoj, i arratisuri i përmendur është në listën e sanksioneve amerikane dhe aty thonë publikisht se ky person së bashku me një person tjetër është i lidhur me skandale të mëdha korrupsioni. Unë supozoj se nuk do ta akuzojnë Departamentin e Shtetit për përndjekje politike”, tha sot Mickoski.


Ahmeti: Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare, është i gatshëm të respektojë ligjet por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive
Lexo po ashtu Ahmeti: Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare, është i gatshëm të respektojë ligjet por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive

Sipas kryeministrit, mënyra më e lehtë për të vërtetuar nëse dikush është fajtor apo jo është të vijë, të japë një deklaratë dhe të përballet me drejtësinë.

“Nuk ka asgjë të keqe të vish dhe të thuash nëse ke të drejtë apo gabim dhe prokurorët dhe gjyqtarët të vendosin se çfarë dhe si të veprohet. Ne nuk ndërhyjmë, le të vendosin në bazë të dëshmive që do t’i marrin nga hetimi”, tha Mickoski.

Ndryshe, Prokuroria Publike e RMV-së sot bëri të ditur se për Grubin është lëshuar urdhër kombëtar dhe ndërkombëtar dhe se autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara për ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë autoritetin të marrin të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë thirrjen e personave të tjerë nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e Grubit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori