Akademitë e Shqipërisë dhe Kosovës në sfida për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare.
Enciklopedia Shqiptare, është ky një tjetër projekt i rëndësishëm i Akademisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, puna e të cilës ka nisur që në janar të 2023-shit.
Redaksitë e ndara për sektorët përkatës vazhdojnë të punojnë për fjalësin, që korrespondojë me figurat dhe ngjarje të rëndësishme historike, politike, shkencore, kulturore, toponime etj.
Nëse në disa prej redaksive puna ecën me ritëm, në disa të tjera për shkak të diskutimeve, apo përplasjeve për figura apo ngjarje historike, vijon të marri kohë, ndonëse Akademitë duhet ta kishin përfundur korpusin final të fjalëve brenda këtij viti.
“Duhet të koordinohen mes vete dhe pastaj duhet t’i nënshtrohen një analize kritike për të parë nëse kanë përfshirë atë që duhet. Kemi filluar me historinë. Është një fushë me goxha shumë probleme”, shprehet kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
“Në parim në idealen e vetë është 10 mijë njësi enciklopedike. Jemi ende në periudhën e mbledhjes e të seleksionimit të ngushtë”, tha kryeredaktori i projektit, Akademia e Shkencave, Arian Leka.
Pas këtij procesi që pritet të mbyllet në muajt e parë të vitit të ardhshëm, procesi i punës do të hyjë në fazën e fundit, por do të jetë kjo faza më delikate, e cila do të marri vite punë. Ndërsa akademikët thonë se në këtë enciklopedi nuk do të mbesë jashtë asnjë ngjarje ndërsa qasja do të jetë pozitive edhe në raport me fqinjët.
“Për ata që do t’i shkruajnë do të nisë një periudhë e gjatë kontratash ç’vend do të zërë në enciklopedi një artikull i vogël, i mesëm, i madh apo monografik.”
“Qasja do të jetë pozitive në raportet qoftë me fqinjët, qoftë me botën, por do të jetë pozitive edhe në raportet ndërshqiptare.”
Që nga nisja e punës, procesi për publikimin e Enciklopedisë Shqiptare është parashikuar të zgjasë 5 vite, me një buxhet prej 4 mln euro, që do të përbëhet nga 10 vëllime./Tv Klan
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?