LAJMI I FUNDIT:

20 fëmijë kanë vdekur për gjashtë muaj, BDI kërkon dorëheqjen e Taravarit

20 fëmijë kanë vdekur për gjashtë muaj, BDI kërkon dorëheqjen e Taravarit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Nga BDI thonë se shtë rritur numri i foshnjave të vdekura në Klinikën për Fëmijë si shkak i keqmenaxhimit, teksa po i njejti menaxhment feston festat e fundvitit duke e quajtur vitin 2024 si të suksesshëm.

“Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”. Kjo është një goditje e rëndë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre dhe për qytetarët që presin ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore. Por skandali nuk përfundon këtu. Në vend që të ndërmerrte hapa konkretë për të adresuar këtë krizë, Ministri i Shëndetësisë është angazhuar në manovrimie partiake se cila parti do dominojë mbrenda në Vlen. Ky kombinim i papërgjegjshmërisë dhe indiferencës është i papranueshëm. Është koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për rikthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor”, thonë nga BDI.


Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori