LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sqarime shtesë nga qeveria shqiptare

Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sqarime shtesë nga qeveria shqiptare

Platforma e mediave sociale, TikTok ka reaguar pas njoftimit të qeverisë së Shqipërisë për të ndaluar aplikacionin për një vit.

TikTok ka kërkuar sqarime urgjente nga qeveria shqiptare në lidhje me ndalimin e propozuar.

Kompania i tha BBC-së se nuk kishte prova që viktima apo sulmuesi i 14-vjeçarit të kishin pasur llogari në TikTok, megjithëse ngjarja që çoi në vrasjen e tij kishte lidhje me një përplasje në rrjetet sociale.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se TikTok do të mbyllet për një vit, vendimi pritet të hyjë në fuqi nga janari.

Ky vendim i Ramës vjen pas vrasjes tragjike të një djali 14-vjeçar në Tiranë. Ngjarja, e cila ndodhi muajin e kaluar, raportohet të ketë pasur lidhje me një përplasje në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësime në të gjithë vendin për ndikimin e platformave si TikTok te të rinjtë.

TikTok mbyllet për një vit në Shqipëri - “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Lexo po ashtu TikTok mbyllet për një vit në Shqipëri - “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë

“Ne do ta mbyllim për një vit dhe do të fillojmë të hapim programe që do t’i shërbejnë edukimit të studentëve dhe do të ndihmojnë prindërit të ndjekin rrugëtimin e fëmijëve të tyre”, tha Rama.

TikTok është tashmë i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të aplikacionit përpara se të shpallej i jashtëligjshëm në qershor 2020. Është gjithashtu i bllokuar në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali.

TikTok po lufton gjithashtu kundër një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan, i cili do ta ndalojë aplikacionin nga 19 janari, nëse nuk shitet nga ByteDance – kompania e saj mëmë kineze. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori