LAJMI I FUNDIT:

Në sa ora fillon meçi Fury-Usyk? Ky është njoftimi i fundit

Në sa ora fillon meçi Fury-Usyk? Ky është njoftimi i fundit

Oleksandr Usyk ka arritur tashmë në “Kingdom Arena” ku do të takohet për një revansh me britanikun, Tyson Fury.

Me një lodër në duar, boksieri ukrainas u fut në palestër, aty ku do të përballet sonte me gjigantin e boksit, pas fitores së parë ndaj Gypsy King.

Sonte rreth orës 23:30 pritet të fillojë meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyt.


Në maj, ukrainasi fitoi një shumicë vendimtare të pikëve. Momenti më i spikatur i meçit ishte kur Usyk pothuajse përfundoi Fury me një breshëri grushtash në raundin e nëntë.

Fury do të duhet të ndryshojë taktikën e tij për luftën e dytë, ndërsa Usyk do të shpresojë për të njëjtën gjë. Por diçka që është e ndryshme janë rripat që ofrohen.

Zbulohet shuma e parave që do të fitojnë Fury dhe Usyk - cilësohet si padrejtësi ndaj ukrainasit
Lexo po ashtu Zbulohet shuma e parave që do të fitojnë Fury dhe Usyk - cilësohet si padrejtësi ndaj ukrainasit

Pranverën e kaluar, të gjithë rripat e titullit botëror “të njohur” ishin në luftë, me Usyk që fitoi titujt WBA, WBC, WBO dhe IBF – duke e bërë atë kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda që nga Lennox Lewis mbi dy dekada më parë.

Megjithatë, të shtunën mbrëma, vetëm tre nga rripat e përmendur do të jenë në dispozicion.

Këtë herë, titujt WBC, WBO dhe WBA – të mbajtura nga Usyk – do t’i dorëzohen fituesit të luftës në peshat e rënda.

Megjithatë, titulli IBF nuk i përket më ukrainasit. Vetëm pesë javë pasi u bë kampioni i padiskutueshëm, Usyk liroi rripin e IBF-së, i cili lejoi Daniel Dubois dhe Anthony Joshua të konkurronin për rripin në përballjen e tyre në Wembley në shtator, me Dubois që fitoi me nokaut. /Telegrafi/