LAJMI I FUNDIT:

Dokumenti i plotë i KPM-së për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore

Dokumenti i plotë i KPM-së për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore

Dokumenti i plotë i KPM-së për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore

Këtë javë Komisioni i Pavarur i Mediave ka miratuar Rregulloren për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo Rregullore kërkon nga mediat që gjatë fushatës zgjedhore t‘i trajtojnë të gjitha subjektet e certifikuara politike në mënyrë të barabartë, të balancuar, dhe të paanshme pa marrë parasysh fuqinë e tyre politike.


Sipas rregullores mediat të cilat vendosin ta mbulojnë fushatën zgjedhore, duhet ta publikojnë listën e çmimeve të paktën një javë para fillimit të fushatës.

“Orari për mbulimin e aktiviteteve të fushatës zgjedhore do të jetë nga ora 12:00 deri ne ora 24:00, hapësira që transmetuesit mund t’ua shesin të gjitha subjekteve politike për reklamim politik është gjashtë (6) orë në ditë dhe duhet të ua ofrojnë në mënyrë të barabartë të gjitha subjekteve të certifikuara ndërsa kufiri sasior i kohës së emetimit politik për një subjekt te certifikuar politik brenda një dite është 90 minuta (1.5 orë)”, shkruan në dokokument.

“Transmetuesit u ndajnë subjekteve politike edhe një sasi të kohës pa pagesë dhe mbajnë ditarë të veçantë javorë për hapësirën e ofruar pa pagesë dhe atë me pagese, të cilët ditar duhet të dorëzohen në KPM. Rregullorja gjithashtu vendos kritere edhe mbi organizimin e sondazheve në hulumtimin e opinionin publik si dhe respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore”, shkruan mes tjerash në rregullore.

Ndryshe në episodin e parë të sezonit të dytë të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com është është diskutuar për Rregulloren e Komisionit të Pavarur për Media që është miratuar të hënën.

Në këtë “Përballje Podcast” kanë disktuar Jeton Mehmeti nga KPM dhe Ardita Zejnullahu nga AMPEK.

Mehmeti dhe Zejnullahu ka treguar  risitë e obligimet që kanë mediat gjatë fushatës zgjedhore/Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori