Mickoski: Fakti që Grubi është i arratisur dhe i padisponueshëm për organet e rendit, vërteton se ai është fajtor
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot tha se vetë arratisja e Artan Grubit len të kuptohet se ai është fajtor, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Absolutisht, Artan Grubi dhe të gjithë ata që dyshohen në mënyrë të arsyeshme për kryerjen e një krimi duhet të dëshmohen nga prokuroria fajtor dhe të caktohet një masë nga gjykatat në bazë të provave dhe akuzës dhe të akuzuarit të provojnë në gjykatë se ai është i pafajshëm. Kështu supozohet të funksionojë. Thjesht me faktin se dikush është arratisur dhe nuk është i disponueshëm për nga organet e rendit, kjo vetëm konstaton se ai është fajtor, gjegjësisht se ka faj”, tha Mickoski në intervistë për të “RTVM”.
Mickoski theksoi se akuzat e LSDM-së opozitare se Grubit kinse i është lejuar të largohet, tha se kjo do të mohohet shumë shpejt, sepse siç tha ai, përkushtimi i Qeverisë është që të kemi një shtet juridik në të cilin do të ketë një luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit.
Mickoski gjithashtu tha se Kodi Penal i miratuar nga Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së në fakt nënkupton amnisti për veprën e kryer, duke theksuar se nevojitet një Kod i ri Penal i cili do të bazohet në përvojat të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Përgjigjen për këtë pyetje do ta ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është për opinionin vendor dhe për Brukselin. Ky Kod Penal siç është do të thotë amnisti, e thënë me kusht, për një pjesë të veprës së kryer për të cilën ka dyshime dhe prova të arsyeshme, qoftë në fazën e hetimit, qoftë në fazën gjyqësore. Pse? Sepse ky Kod Penal është më i favorshëm për ato raste dhe sipas Kushtetutës e shohin si më të favorshëm dhe kjo do të thotë vjetrim i disa akteve, pavarësisht nëse sjellim një të ri, i riu nuk mund të mbisinkronizohet këtë që është aktual”, Mickoski.
Mickoski thotë se duam të sjellim një Kod të ri Penal të bazuar në përvojat e vendeve anëtare të BE-së në përputhje me ndjenjën dhe realitetin tonë në vend.
“Një Kod i tillë Penal duhet miratuar, nuk po them jo. Por do të përsëris se ashtu siç është sot, lejon që disa nga raste që janë në procese gjyqësore apo në hetim, për të cilat ka dyshime dhe prova të arsyeshme se është kryer një krim, të vjetërsohen. Dhe një ligj i ri, për të përsëritur, nuk mund t’i kthejë ato akte. Pra, për të përfunduar, ata që donin me ato ndryshime të atij ligji, i cili aktualisht është në fuqi t’i siguronin vetes një amnisti politike të krimit me kusht ose një amnisti reale të krimit, e kanë bërë punën e tyre. Një ligj i ri i bazuar në eksperiencat europiane do të jetë pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë dhe prokurorisë në vendin tonë. Po, një gjë të tillë po planifikojmë ta bëjmë”, shton Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova