LAJMI I FUNDIT:

Atentati ndaj zyrtarit policor në Pejë – sindikata kërkon dënim maksimal për autorin

Atentati ndaj zyrtarit policor në Pejë – sindikata kërkon dënim maksimal për autorin

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me atentatin që ndodhi të martën mbrëma ndaj një zyrtari policor në Pejë.

Sindikata ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë incident të rëndë ku një veturë me targa vendore ka tentuar ta godasë një zyrtar policor në detyrë.

“Zyrtari policor, për fat të mirë, ka arritur t’i shmanget goditjes nga kjo veturë, ndërkohë që i dyshuari, gjatë lëvizjes, ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e automjetit. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore”, thuhet në reagim.


Sindikata e Policisë së Kosovës ka shtuar se ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike.

Detaje nga atentati ndaj zyrtarit policor në Pejë, arrestohet i dyshuari - i konfiskohet arma dhe vetura
Lexo po ashtu Detaje nga atentati ndaj zyrtarit policor në Pejë, arrestohet i dyshuari - i konfiskohet arma dhe vetura

“Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji. Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm”, thuhet tutje në reagim.

Sindikata thekson se zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.

“Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe çdo akt dhune ndaj saj duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë. Sindikata qëndron e palëkundur në përkrahje të çdo anëtari të Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe siguri maksimale për zyrtarët tanë”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori