LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit në Bruksel, Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

Pas takimit në Bruksel, Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në fillim të takimit të sotëm trilateral në Bruksel me homologun nga Serbia, Petar Petkoviq, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Bislimi tha se Lajçaku tregoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në hetimin e plotë të këtij rasti, teksa tha se në takimin bilateral me të, janë trajtuar edhe tema të tjera, si ajo për IBM-in por edhe mundësia e hapjes së pikave kufitare në Izvor dhe Kapi.

“Në takimin bilateral kemi trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme, ku te Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Kufirit (IBM) kemi diskutuar për mundësinë e riaktivizimit të grupit të përbashkët për implementim, në mënyrë që të trajtohen temat me rëndësi, si ajo e aktivizimit të pikave kufitare në Izovr dhe Kapi, mundësia e hapjes së pikave kufitare sezonale në Mohovc, Breznicë dhe Dobrosin”, ka thënë Bislimi .


“Pastaj domosdoshmëria që të ketë prezencë 24 orëshe të inspektorëve fito-sanitarë te Dheu i Bardhë dhe mundësia që të fillohet me konsolidimin e 13 certifikatave fito-sanitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

Përfundon takim në Bruksel, palët dakordohen për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit
Lexo po ashtu Përfundon takim në Bruksel, palët dakordohen për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit

“Kemi adresuar edhe fushën e energjisë, ku i kemi potencuar shkeljet e fundit të Serbisë, sidomos mosaktivizimin e linjave të interkoneksionit, po ashtu edhe sabotimin që Serbia po ia bën marrëveshjeve të Brukselit, duke insistuar në fusnota të shpikura në marrëveshjet regjionale”, tha Bislimi.

Më tej, Bislimi tha se me Lajçakun, kanë trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku tha se ka brenga në BE që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë.

“Po ashtu e kemi trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku ka brenga që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë, një praktikë që e ka instaluar Serbia që moti”, tha ai.

Ky mund të ketë qenë takimi i fundit i ndërmjetësuar nga Lajçaku, të cilit do t’i përfundojë mandati në fund të muajit janar.

Ndërkohë, pritet që shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Vendimet e Speciales –  Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Drejtësi
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Lajme
Kalo në kategori