Prokurori Joshua Hafetz tha se synojnë që të thërrasin tre dëshmitarë në procesin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
“Është e vërtetë që ne synojmë të thërrasim tre dëshmitarë të paktën, duke përfshirë atë që është i përmendur me emër apo mbi të cilin është dokumentacioni mbështetës i aktakuzës”, tha prokurori Hafetz.
Duke folur për nxjerrjen e materialeve dhe informacioneve lidhur me gjërat e konfiskuara nga të akuzuarit, prokurori Hafetz tha se posedojnë telefonin e Kilajt dhe atë të Fazliut.
Gjatë parashtrimeve të tyre, mbrojtësi Smakajt, avokati Bes Martenes, tha se kanë një dokument që jep informacion sa i takon provave. Megjithatë, ai thotë se çdo gjë që ka të bëjë me klientin e tij është i redaktuar dhe i nxjerrë, e në veçanti lidhur me dokumentet që janë sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij.
Martenes si shembull theksoi se informacioni për të dhënat telefonike është shumë i kufizuar.
“Mbrojtja aktualisht nuk mund të bëjë asnjë hetim dhe nuk mund të bëjë asgjë sa u takon rezervave dhe qasjeve të mbrojtjes në mënyrë të tillë që ajo mund të vazhdojë me hetimet e veta. Po e rezervojmë të drejtën për të marrë hapa kur të jetë e përshtatshme”, tha Martenes, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kurse, Michiel Pestman, i cili përfaqëson Fadil Fazliun, tha se ai si avokat i tij nuk e ka parë fare telefonin e klientit të tij, konkretisht në dokumentin që ofron informacion se çfarë ka pasur në telefonin e Fazliut.
Megjithatë, gjyqtarja Marjorie Masselot tha se ndoshta mund të ketë lidhje me aspektet e teknologjisë, për arsye se avokati do të duhej të kishte qasje në atë dokument.
Avokati Pestman tha se dëshiron që të dijë se dëshmitarët e Prokurorisë me cilin të akuzuar ndërlidhen dhe se nëse do të flasin për klientin e tij.
Avokati Alexander Admiral që përfaqëson Hajredin Kuçin, nuk pati parashtrime. Ndërsa, ai i Isni Kilajt, Iain Edwards, tha se ka vetëm një pikë për të ngritur. Tha se për mendimin e tij, Prokuroria nuk ka të drejtë të thotë që është e parakohshme që avokatët të përfshihen në diskutime lidhur me informacionin që gjendet në telefonat e të akuzuarve.
Pestman theksoi se informacioni që gjendet në telefonin e klientit të tij, nuk duhet të prezantohet për palët e tjera.
Në anën tjetër, prokurori Joshua Hafetz tha se ata do të përfshihen në diskutime me palë lidhur me informacionin që është gjetur në telefonin e sekuestruar nga klientët e tyre.
Ai tha se kërkesat e mbrojtjes për t’u përfshirë në diskutime janë të parakohshme. Megjithatë, theksoi se nuk do të nxjerrin materiale nga telefonat e të akuzuarve që bien në kundërshtim me rregullat, por vetëm atë informacion që lidhet me çështjen.
Sipas Masselot, mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt kanë thënë se ende nuk janë në pozicion për të dhënë parashtrime aktualisht sa u takon hetimeve që do të kryejë mbrojtja, duke marrë parasysh që nuk është marrë asnjë material në lidhje me këtë.
Po ashtu, edhe Martenes që përfaqëson Smakajn tha se janë në pritje të materialeve dhe pastaj do të shohin se cili është qëndrimi i tyre.
Pestman që përfaqëson Fadil Fazliun, tha se është e parakohshme që të përgjigjen në këtë pyetje. Parashtrimeve iu bashkua edhe mbajtja e Kilajt dhe Kuçit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë