Një video e cila është publikuar në media e në të cilën shihen asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të Komunës së Prishtinës duke diskutuar mbi çështjen e Badocit, e ku u përmend edhe kryeministri Albin Kurti po hetohet nga Prokuroria Themelore.
Në një përgjigje elektronike për Telegrafin nga Zyra e informimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë thënë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen”, kanë thënë nga zyra e informimit.
Në këtë video siç njoftojnë mediat asamblistët e VV-së drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit për shkëmbimet e pronave, e përmendet edhe kryeministri Albin Kurti. Aty dëgjohet asamblisti Berat Lahu, duke thënë se në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin.
E Berat Lahu dhe asamblisti tjetër i LVV-së, Edmond Azemi në seancën 9 dhjetorit e bën kuorumin për votim të buxhetit në kryeqytet.
Ndryshe, lidhur me këtë video ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
LDK-ja e cilësoi këtë incident si një dëshmi të qartë të “pazareve të ulëta dhe të turpshme” brenda LVV-së, duke akuzuar këtë subjekt për kriminalitet dhe shpërdorim të hapur të besimit publik.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë demantuar pretendimet nga asamblisti Berat Lahu në video-incizimin e publikuar në media.
“I njëjti asamblist duke dashur të arsyetojë veten për thyerjen e vendimit zyrtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe të mbulojë implikimet e tij personale të bëra me ekzekutivin e Komunës me ç’rast si asamblist i LV-së mundësoi kuorumin, kalimin e buxhetit. Po ashtu në rend dite u tentua që përmes tij të kontrabandohet edhe revidimi i planit rregullues të hollësishëm ‘Zona Ekonomike’ si dhe Plani Zhvillimor Komunal (PZhK) 2024-2032 të Kryetarit Përparim Rama. Prandaj ky asamblist sulmon duke formuluar shpifje të kulluara për Kryeministrin Kurti”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze