LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët gjermanë, polakë dhe amerikanë zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kampin Bondsteel

Ushtarët gjermanë, polakë dhe amerikanë zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kampin Bondsteel

Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR, përfaqësuar nga Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, realizuan një aktivitet trajnimi të përbashkët më 13 dhjetor në Kampin Bondsteel.

Ky trajnim kishte në fokus aftësimin në qitje, duke synuar përmirësimin e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, ky aktivitet është pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.


KFOR thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e saj, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë dhe duke siguruar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Misioni KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), duke koordinuar rolet dhe përgjegjësitë për të garantuar stabilitet dhe siguri në rajon.

Trajnime të tilla ndihmojnë jo vetëm në ngritjen e standardeve operacionale, por edhe në forcimin e bashkëpunimit shumëkombësh brenda misionit të KFOR-it./Telegrafi/