Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, pas takimit bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy shteteve që rrisin e avancojnë nivelin e bashkëpunimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.
Kryeministri Kurti, duke folur në këtë forum, tha se “kjo ngjarje simbolizon përkushtimin tonë intensiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”.
Më tej, ai trajtoi zhvillimin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit dhe avancimin në shumë fusha.
Theksoi dyfishimin e eksporteve dhe të investimeve të huaja, rritjen e qarkullimit të bizneseve në vitin 2023 për gati 60% në krahasim me vitin 2019 (që është viti i parë parapandemik) dhe përparësitë që Kosova ka për investitorë të huaj.
Ndër të tjera përmendi dhe miratimin së fundmi të Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte, forcimin e kornizës sonë ligjore për siguri maksimale bizneset në Kosovë duke përfshirë krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, zhvillimin e strategjive që përfshijnë shkëmbimin e përvojave dhe inovacioneve me vende të tjera evropiane siç është edhe Kroacia, si dhe zhvillimi i sektorëve të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit, thuhet në komunikatë.
“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, tha kryeministri Kurti.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova po përjeton rritje ekonomike vit pas viti, duke theksuar mundësitë për zgjerim të sektorit industrial, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes me kushte të favorshme dhe lehtësim të procedurave, me investime të qëndrueshme, drejtim në inovacion dhe prodhim, hartimin dhe miratimin e strategjisë së parë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetjen e Biznesit 2030, nxitjen e punësimit dhe rritjen e kualifikimit të fuqisë punëtore.
“Shpreh gatishmërinë që të iniciojmë marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik, për të forcuar më shumë lidhjet tona si për biznese por edhe fusha të tjera ekonomike, për të krijuar komitetin e përbashkët ekonomik në mes dy vendeve dhe për të iniciuar krijimin e komisioneve për të nënshkruar traktatin e përbashkët për investime”, tha ministrja Hajdari.
Ky ishte forumi i dytë ekonomik Kosovë-Kroaci. I pari ishte mbajtur në Kosovë, në janar të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rritja e pagave në sektorin publik - Murati tregon se nga sa do të përfitojnë policët, mësuesit, zjarrfikësit dhe të tjerët
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?